Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 FL 0 0
1 KA 0 0
1 KU 0 0
1 LA 0 0
1 LU 0 0
1 LU 0 0
1 PA 0 0
1 SK 0 0
1 TE 0 0
1 VL 0 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot5487
mod_vvisit_counterDje5564
mod_vvisit_counterKete jave5487
mod_vvisit_counterTe gjitha5420281

Vllaznia mundet 0-1 në Durrës nga Teuta

Shtyp pdf

Kuqeblutë nuk ia kanë dalë të marrin pikë as në Durrës. Ato janë mundur edhe në ndeshjen e parafundit të kampionatit, atë ndaj Teutës, të luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit pasditen e së shtunës. Vendasve u ka mjaftuar goli I Prognit shënuar në minutat e para të pjesës së dytë për të marrë një trepikësh me shumë vlera. Nga ana tjetër, me këtë humbje kuqeblutë kanë ndërlikuar jo pak pozitat e tyre në renditje.Ndeshja ndaj Teutës ka qenë e luftuar por natyrisht që në të ka ndikuar edhe arbitrimi.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0 ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, kapiteni Shtubina do të ndëshkohej Brenda dy minutash me dy kartona të verdhë,  duke e lënë ekipin e tij me një futbollist më pak në fushë. Natyrisht qe arbitrimi ndikoi ne kete ndeshje me vendimet shume te njeanshme kunder ekipit tone dhe kjo u reflektua edhe ne vazhimin e lojes. Katër minuta më vonë, Progni do të shënonte golin shumë përcaktues në portën shkodrane. Vllaznia në fakt mundohet të reagojë ndonëse luan me 10 futbollistë dhe ka patur edhe ajo rastet e saj me Bakajn e Çinarin por vetëm kaq. Gjithçka mbyllet 1-0 për Teutën. Javën e ardhshme Vllaznia do të presë në Shkodër Tiranën në ndeshjen e fundit të kampionatit.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al