Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 7 16
3 LA 7 10
4 FL 6 9
5 KA 6 9
6 PA 6 8
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 7 5
10 LU 7 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2043
mod_vvisit_counterDje6701
mod_vvisit_counterKete jave2043
mod_vvisit_counterTe gjitha5749250

Vllaznia kërkesë FSHF-së: Hapni dyert e "Loro Boriçit" për sfidën me Tiranën

Shtyp pdf

Klubi Vllaznia i ka kërkuar zyrtarisht sot Federatës Shqiptare të Futbollit që të hapë dyert për tifozët në ndeshjen e fundit të këtij kampionati, atë Vllaznia- Tirana që do të luhet ditën e shtunë në "Loro Boriçi". "Klubi i Futbollit Vllaznia duke pasë parasysh rëndësinë shumë të madhe që ka për ne ndeshja e fundit e kampionatit, ajo që do të luajmë ditën e shtunë në stadiumin "Loro Boriçi" ndaj Tiranës, kërkon nga ana Juaj që të merrni në shqyrtim mundësinë e hapjes së dyerve të stadiumit për tifozët në këtë ndeshje.Ne e konsiderojmë shumë jetike praninë e tifozëve në mbështetje të skuadrës tonë për këtë ndeshje dhe për këtë arsye, ju lutemi të merrni në konsideratë mundësinë e hyrjes së tyre pa bileta në stadium"- shkruhet ndër të tjera në kërkesën e dërguar në adresë në këtij institucioni. Por në këtë shkresë të dërguar, ka edhe një kërkesë tjetër nga ana e klubit tonë. "Kemi informacione që tifozët e grupit "Fanatics" të Tiranës kanë ndër mend të udhëtojnë drejt Shkodrës për mbështetjen e skuadrës së tyre. Nisur nga problemet e shumta që ata kanë patur me tifozët tanë, përmes jush kërkojmë të informoni KF Tirana se e mira do ishte që këta tifozë të mos jenë në "Loro Boriçi" ditën e shtunë për të shmanguar incidentet dhe problemet e shumta që mund të krijohen. Për këtë arsye, kemi informuar edhe Policinë e Shtetit dhe vetë Klubin e Futbollit Tirana"- thuhet në këtë shkresë.

 

www.vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al