Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 FL 0 0
1 KA 0 0
1 KU 0 0
1 LA 0 0
1 LU 0 0
1 LU 0 0
1 PA 0 0
1 SK 0 0
1 TE 0 0
1 VL 0 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot5493
mod_vvisit_counterDje5564
mod_vvisit_counterKete jave5493
mod_vvisit_counterTe gjitha5420287

Vrapi me probleme shëndetësore. Nuk luan në ndeshjen e rradhës

Shtyp pdf

Klubi i Futbollit Vllaznia dëshiron të sqarojë gjithë opinionin sportiv shkodran por edhe më gjerë të vërtetën në lidhje me situatën e futbollistit Endri Vrapi. Ndryshe nga po komentohet orët e fundit në rrjetet sociale, nuk kemi të bëjmë me shprehjen e dëshirës së tij për të mos luajtur në ndeshjen me Tiranën. Sportisti mbrëmjen e së martës ka shfaqur probleme shëndetësore, shoqëruar me temperaturë shumë të lartë. Stafi mjekësor i ekipit e ka mjaftur nën kontroll atë këtë mbrëmje ndërkohë që paraditen e sotme ai i shoqëruar nga mjeku i ekipit Zyhdi Çoba ka udhëtuar drejt Shkodrës për të bërë ekzaminimet e duhura. Pasi i kanë bërë ato në ambjentet e Spitalit Rajonal, mjekët specialistë kanë konstatuar ftohje dhe bronkopneumoni të këtij futbollisti dhe për këtë arsye, i kanë rekomanduar pushim absolut për disa ditë. Çka do të thotë se ai e ka të pamundur të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj jave kundër Tiranës. Kjo është e vërteta në lidhje me situatën e këtij futbollisti dhe jo ajo çfarë është shkruar e thënë orët e fundit.Pavarësisht këtij fakti, skuadra është duke u përgatitur ashtu si duhet për ta kaluar me sukses këtë sfidë shumë të rëndësishme dhe në fakt nuk ka shumë rëndësi se kush do jetë në fushë sepse secili që do të aktivizohet, do të japë më të mirën e tij për fanellën kuqeblu.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al