Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1026
mod_vvisit_counterDje5154
mod_vvisit_counterKete jave6180
mod_vvisit_counterTe gjitha5605314

Hidhet shorti i kategorisë së parë. "Vllaznia B" debuton ndaj Egnatias

Shtyp pdf

Federata Shqiptare e Futbollit mesditën e së mërkurës ka hedhur në një nga ambjentet e saj shortin e kategorisë së parë për sezonin e ri futbollistik. Në këtë kampionat siç dihet, për herë të parë do të marrë pjesë edhe ekipi i dytë i klubit Vllaznia, pikërisht ekipi B që do të drejtohet sërish nga trajneri Ervis Kraja.Edhe në sezonin e ri, 20 ekipet pjesmarrëse në këtë kategori, janë të ndara në dy grupe me nga 10 secili. Vllaznia B merr pjesë në grupin e Veriut përkrah ekipeve të tjera si Besëlidhja, Tërbuni, Besa, Dinamo, Burreli, Egnatia, Erzeni, Kastrioti dhe Korabi. Goglat e hedhura sot kanë përcaktuar edhe sfidat e javës së parë, në të cilën ekipi shkodran do të udhëtojë drejt Rrogozhinës për t'u ndeshur me Egnatian vendase. Shorti në fakt ka qenë disi i pafavorshëm për kuqeblutë sepse edhe në javën e dytë do të jenë udhëtues teksa do të luajnë në Pukë me Tërbunin dhe vetëm në javën e tretë do të presin në "Reshit Rusi" ekipin e Kastriotit. Skuadra po bëhet gati për kampionat. Trajneri Kraja dhe drejtuesit e klubit e kanë të qartë objektivin që ka ky ekip dhe për këtë arsye, do të tentojnë të jenë surpriza e kësaj kategorie. Megjithatë gara do të jetë e fortë. Ekipe si Kastrioti, Besa, Egnatia, Erzeni e Besëlidhja, kanë pretendimet e veta për t'u ngjitur në Superligë dhe për këtë arsye, do ta shohin Vllaznin B si një kundërshtar jo të lehtë për t'u kaluar.

Ja shorti i fazes se pare:
Java 1: Egnatia- Vllaznia B
Java 2: Terbuni- Vllaznia B
Java 3: Vllaznia B- Kastrioti
Java 4: Korabi- Vllaznia B
Java 5: Vllaznia B- Dinamo
Java 6: Beselidhja- Vllaznia B
Java 7: Vllaznia B- Besa
Java 8: Erzeni- Vllaznia B
Java 9: Vllaznia B- Burreli

 

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al