Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1029
mod_vvisit_counterDje5154
mod_vvisit_counterKete jave6183
mod_vvisit_counterTe gjitha5605317

Vllaznia fiton edhe miqësoren e dytë. Mund 1-0 Tërbunin

Shtyp pdf

Pas fitores pak ditë më parë ndaj Kastriotit, ekipi i Vllaznisë ka marrë një tjetër fitore në ndeshjet miqësore të prag-sezonit. Këtë herë ai ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Tërbunit. Ndeshja është luajtur pasditen e së mërkurës në fushën sportive "Reshit Rusi" dhe është mbyllur me golin e vetëm të shënuar nga sulmuesi Charles Atsina. 29 vjeçari që ka firmosur për kuqeblutë tre ditë më parë, ka shënuar në pjesën e parë të këtij takimi. Sakaq, me Vllazninë ka debutuar në këtë takim edhe Orelesi ndërkohë që nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi të vogël Hasani. Trajneri Cungu e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Tafili, Krymi, Kalaja, Lika, Çinari dhe Atsina. Ndërkohë në pjesën e dytë, janë aktivizuar edhe pjesa tjetër e futbollistëvve. Në këtë mënyrë, edhe miqësorja e tretë e Vllaznisë është mbyllur me fitore ashtu siç ka përfunduar edhe ajo me Kastriotin (3-0) ndërkohë që me Laçin është ndarë në barazim (1-1).

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al