Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1021
mod_vvisit_counterDje5154
mod_vvisit_counterKete jave6175
mod_vvisit_counterTe gjitha5605309

Luan Zmijani nis punën në krye të ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia

Shtyp pdf

Klubi i Futbollit Vllaznia ka përzgjedhur trajnerin që do të drejtojë ekipin U-19 të Akademisë së tij. Ai do të jetë Luan Zmijani. Ky trajner rikthehet në këtë detyrë pas tre vitesh dhe duket se e ka marrë me shumë dëshirë atë. Bashkë me të do të jetë edhe ndihmëstrajneri Gjon Kola dhe të dy sëbashku nga paraditja e së premtes kanë nisur punën me ekipin. Në një prononcim për mediat, Zmijani shpreh kënaqësinë që rikthehet të punojë me këtë ekip dhe premton të bëjë më të mirën për të çuar sa më shumë lojtarë cilësorë tek ekipi i parë. "E prita me kënaqësi ftesën e drejtuesve të klubit për të marrë drejtimin e këtij por njëkohësisht është edhe një përgjegjësi më shumë. 19 vjeçarët i kam drejtuar edhe para tre sezonesh dhe arrita të shpallem kampion me ta por më e rëndësishmja është se një pjesë e konsiderueshme e atij brezi lojtarësh, sot janë pjesë e ekipit të parë. Ky do të jetë edhe objektivi im i rradhës, të përgatisë të tjerë elementë cilësorë për ekipin e parë. Kontigjentin aktual të skuadrës e cila sepse pothuajse të gjithë i kemi kaluar nëpër duar në ekipet zinxhir të Akademisë tonë. Mendoj se është një grup i mirë megjithatë duhet shumë punë për të përmbushur ato objektiva që klubi ka. Unë për vete premtoj të bëj maksimumin me punën time për arritur këto objektiva". Vllaznia U-19 është në pritje të konfirmimit përfundimtar nga UEFA për marrjen pjesë në Ligën e Kampioneve të të rinjve dhe skuadra po punon fort në këtë drejtim për të bërë më të mirën e mundshme në rast se konfirmohet një pjesmarrje e tillë.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al