Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1038
mod_vvisit_counterDje5154
mod_vvisit_counterKete jave6192
mod_vvisit_counterTe gjitha5605326

Vllaznia femra fiton 2-0 edhe me Bettembourg. Është e dyta

Shtyp pdf

Zyrtarisht aventura e ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë është mbyllur pasditen e sotme. Me fitoren 2-0 ndaj Bettembourg me gola të shënuar nga Maliqi dhe Maksuti, ai është renditur në vendin e dytë në grupin 10. Ka arritur të fitojë 2 ndeshje (1-0 me SFK2000 të Sarajevos dhe 2-0 me Bettembourg të Luksemburgut) ndërsa ka humbur me një gol të pësuar në minutat shtesë ndaj PAOK. Kjo e fundit, i ka fituar të tre ndeshjet dhe me 9 pikë të grumbulluara ka zënë vendin e parë duke siguruar kalimin për në turin e dytë të Champions League. Por jo gjithçka ka përfunduar. Drejtuesit e Vllaznia femra kanë paraqitur një reklamim në Komisionin Disiplinor të UEFA-s për ekipin grek që në dy ndeshjet e para ka aktivizuar futbollisten Tsakiri me emrin e futbollistes tjetër Giannou që nuk kishte udhëtuar fare me ekipin drejt Bosnjës për të marrë pjesë në këto ndeshje. Një dënim i mundshëm i PAOK, do të thotë se Vllaznia do të kualifikohet për në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të këtij sezoni dhe kjo është plotësisht e mundshme nëse UEFA dëshiron të zbatojë rregullat dhe ligjet e futbollit.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al