Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1037
mod_vvisit_counterDje5154
mod_vvisit_counterKete jave6191
mod_vvisit_counterTe gjitha5605325

Hidhet shorti i "Champions Youth League". Vllaznia përballë FC Zimbru

Shtyp pdf

Në Nion të Zvicrës shorti i "Champions Youth League", në të cilin merr pjesë sivjet edhe kampionia e Shqipërisë, Vllaznia U-19. Në bazë të këtij shorti, skuadra jonë do të ndeshet me skuadrën moldave FC Zimbru Chisinau. Ndeshja e parë do të luhet më 27 shtator në fushën e kësaj të fundit ndërsa më 18 tetor do të luajnë në "Loro Boriçi".

UEFA po ashtu ka hedhur edhe shortin e turit të dytë ku Vllaznia nëse do të kualifikohet, do të ndeshet me fituesen e çiftit University Dublin (Irlandë)- Molde KF (Norvegji). Natyrisht që për kuqeblutë e rëndësishme është pjesmarrja për herë të parë në një kompeticion të tillë dhe fitimi i përvojës por nuk përjashtohet mundësia që të tentohet kalimi i turit të parë.E rëndësishme është që Shkodra do të presë një aktivitet të rëndësishëm dhe kjo mbetet për t'u vlerësuar. Duke folur për faqen zyrtare të klubit, trajneri Luan Zmijani në lidhje me këtë pjesmarrje do të thoshte: "për mua personalisht është një kënaqësi e madhe dhe po ashtu edhe për futbollistët sepse do të jetë një eksperiencë shumë pozitive për ta. Sa i takon kundërshtarit, nuk kemi asnjë njohuri në lidhje me të. Nëse në pamje të parë dikush gëzohet për nivelin e Zimbrus, mendoj se edhe moldavët duhet të jenë gëzuar që do të ndeshen me ne sepse mendojnë që do të na kalojnë. E rëndësishme do të jetë ndeshja e parë. Pasi të shohim njëri- tjetrin në fushë, do të kemi mundësi pastaj të rregullojmë diçka në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet në Shkodër. Gjithsesi për ne e përsëris, e rëndësishme është që do të marrim pjesë në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm dhe premtojmë se do të mundohemi ta përfaqësojmë sa më me dinjitet futbollin shkodran dhe atë shqiptar".

© shkodrasport.com

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al