Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1059
mod_vvisit_counterDje5154
mod_vvisit_counterKete jave6213
mod_vvisit_counterTe gjitha5605347

Ribaj flet si kuqeblu: Premtoj më të mirën për skuadrën shkodrane

Shtyp pdf

Dita e sotme ka qenë shumë e ngarkuar për të sepse i është dashur t'i bashkohet menjëherë skuadrës dhe të nisë punën me të. Për rrjedhojë Andi Ribaj nuk është prezantuar para gazetarëve megjithatë ka thënë fjalët e tij të para si futbollist i Vllaznisë në një intervistë për faqen zyrtare të klubit. "Jam I lumtur që tashmë jam bërë pjesë e Vllaznisë sepse është një ekip me emër dhe traditë që jo më kot konsiderohet djepi i futbollit shqiptar. Sapo drejtuesit e saj më kontaktuan, nuk u mendova dy herë por i thashë menjëherë "po". Kam ardhur në Shkodër për të dhënë me të mirën time. Sa I takon përbërjes aktuale që ka Vllaznia, mund te them se njoh një pjesë të konsiderueshme që janë pjesë e saj. Në merkaton e sivjetme kanë ardhur lojtarë shumë të mirë të cilët e kanë rritur forcën e skuadrës dhe njëkohësisht kane shtuar edhe konkurrencën dhe kjo është një gjë shumë e mirë dhe do sjellë rezultate pozitive. Jam I mendimit Vllaznia ka ndërtuar një skuadër shumë shumë të mirë sivjet" është shprehur ai. Ardhja e tij është pritur mirë edhe nga tifozëria kuqeblu dhe për këtë arsye, i pyetur se cili është premtimi për të, Ribaj ka deklaruar: "Premtimi im për tifozët? Kam patur gjithmonë respekt për tifozët shkodranë sepse janë të veçantë për mënyrën si e mbeshtesin skuadren e tyre. Mua më kishte rastisur deri më sot të vija si kundërshtar në Shkodër dhe tani nuk më mbetet gjë tjetër vetëm t'i bëj ato për vete, me lojën dhe golat që do të shënoj. Objektivi im është padyshim që të shënoj sa më shume dhe të ndihmoj Vllazninë për arritjen e objektivave të saj. Natyrisht që një sulmues matet me gola dhe prandaj shpresoj të shënoj sa më shumë".

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al