Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 10 26
2 KU 10 19
3 FL 10 17
4 KA 10 16
5 LA 10 14
6 PA 10 11
7 TE 10 11
8 LU 10 8
9 VL 9 6
10 LU 9 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4146
mod_vvisit_counterDje5467
mod_vvisit_counterKete jave4146
mod_vvisit_counterTe gjitha5886441

Kryebashkiakja Ademi i uron suksese Vllaznisë për sezonin e ri

Shtyp pdf

Nisja e kampionatit të ri për Vllazninë ka sjellë pranë saj sot edhe kryebashkiaken, njëkohësisht presidenten e klubit, zj. Voltana Ademi. Para seancës stërvitore, ajo ka mbërritur në ambjentet e fushës sportive "Reshit Rusi" dhe ka takuar futbollistët dhe stafin teknik. Nga sa bëhet e ditur nga faqja zyrtare e Bashkisë Shkodër, në fjalën e saj para skuadrës, kryebashkiakja ka garantuar mbështetjen dhe, po ashtu, ka kërkuar seriozitet maksimal nga ana e të gjithëve për të nderuar ashtu si duhet emrin që përfaqësojnë.

Ajo ka evidentuar disa probleme që u shfaqën një sezon më parë dhe, sipas saj, kurrsesi ato nuk duhet të shfaqen në sezonin e ri.Kryetarja e Bashkisë gjithashtu ka vlerësuar edhe faktin tjetër se tek Vllaznia më shumë futbollistë shkodranë sesa sivjet, nuk ka patur asnjëherë këto vitet e fundit dhe për rrjedhojë, ata e kanë për detyrë të japin edhe më shumë për të nderuar veten, familjet e tyre dhe qytetin. Në fund të takimit, zonja Ademi u ka bërë të ditur futbollistëve dhe stafit teknik se do të jetë pranë tyre edhe në ndeshjen e nesërme në Fier, për t'i dhënë gjithë mbështetjen e duhur Vllaznisë në mënyrë që ajo ta nisë me fitore kampionatin e ri.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al