Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 9 25
2 KU 9 18
3 FL 9 16
4 KA 9 15
5 LA 9 11
6 PA 9 11
7 TE 9 8
8 LU 9 8
9 VL 9 6
10 LU 9 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4046
mod_vvisit_counterDje6037
mod_vvisit_counterKete jave34301
mod_vvisit_counterTe gjitha5880874

Vllaznia barazim 0-0 në ndeshjen e parë të Kupës ndaj Kastriotit në Krujë

Shtyp pdf

Në barazim 0-0 është mbyllur ndeshja e parë e turit të parë të Kupës së Shqipërisë në mes Kastriotit dhe Vllaznisë. E luajtur në Krujë pasditen e sotme, ky takim nuk ka dhuruar fitues ndonëse rastet nuk kanë munguar rastet për të dy ekipet. Skuadra shkodrane e ka nisur këtë ndeshje me formacionin e saj thuajse më të mirë teksa në fushë kanë qenë 9 nga 11 futbollistët që luajtën tre ditë më parë ndaj Lushnjës.

Trajneri Cungu ka lënë pushim vetëm Likën dhe Hasanin ndërsa të tjerët kanë qenë të gjithë në fushë. Kastriot është munduar të rrezikojë portën e Selimajt por natyrisht që edhe kuqeblutë kanë patur rastet e veta madje në minutën e 90-të ka qenë Ribaj që me kokë ka qenë shumë pranë golit por topi është grushtuar nga portieri Kuka. Përfundimisht barazim 0-0 që megjithatë është një rezultat i cili favorizon ekipin shkodran për kalimin në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.
KASTRIOTI     0
VLLAZNIA       0
KASTRIOTI: Kuka, Borshi, Lila, Hoxha, Boçi, Mziu, Caca, Çutra, Dyca, Kabiru (Xhaferri 54’), Marku (Neziri 73’). Trajner: Samuel Nikaj
VLLAZNIA: Selimaj, Gocaj, Orelesi, Gurishta (Mehmedaj 46'), Marku, Krymi, Vucaj (Isufi 65’), Bardulla (Ribaj 30’), Çinari, Kalaja, Atsina. Trajner: Armando Cungu
Kartonë të verdhë: Neziri 73' / Vucaj 49', Ribaj 67'
Gjyqtarë: A. Stolaj, G. Qirici, R. Dobruna (Tiranë)
Vëzhgues: Ilir Lame
Delegat: Petrit Haxhia

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al