Nesër nis shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Teuta

Shtyp

KF Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga dita e nesërme (e premte) do të nisë shitja e biletave të ndeshjes Vllaznisë- Teuta që siç dihet do të luhet të dielën në orën 19.00 në stadiumin "Loro Boriçi". Sportelet pranë stadiumit do të jenë të hapura të premten nga ora 10.00 deri në 13.00 dhe nga ora 15.00 deri në 20.00. Në të njëjtat orare sportelet do të jenë të hapura për sportdashësit që duan të blejnë bileta e kësaj ndeshje, edhe ditën e shtunë. Ndërkohë që të dielën, ditën e ndeshjes, sportelet do të hapen në orën 10.00 dhe do të jenë të hapura deri sa të fillojë përballja në mes këtyre dy ekipeve. KF Vllaznia bën të ditur se çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:
Tribuna VIP          1.000 lekë
Tribuna A dhe B       500 lekë
Tribuna C.D dhe E    200 lekë
Siç e shikoni, çmimet e biletave janë shumë të favorshme për tifozët shkodranë dhe shpresojmë që ata të jenë sa më të shumtë në numër në shkallër e stadiumit për të mbështetur skuadrën tonë në mënyrë që ajo të arrijë një tjetër fitore në këtë fillim-kampionati. Vllaznia ka nevojë për mbështetjen tuaj dhe prandaj besojmë se ju do të na mbështesni ashtu si dini edhe këtë herë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com