Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 6 13
3 FL 6 9
4 KA 6 9
5 PA 6 8
6 LA 6 7
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 6 5
10 LU 6 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4020
mod_vvisit_counterDje11681
mod_vvisit_counterKete jave27024
mod_vvisit_counterTe gjitha5727974

Gilman Lika ftesë tifozëve. Me ju pranë, Vllaznia më e fortë

Shtyp pdf

Entuziasëm por edhe përqendrim tek Vllaznia në pragndeshjen me Teutën. Kapiteni i saj Gilman Lika, në konferencën e shtypit gjatë ditës së sotme e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin por nga ana tjetër sipas tij, kuqeblutë mund ta kalojnë atë. "Ndeshja me Teutën është e vështirë por mendoj se nuk ka asnjë ndeshje të lehtë në këtë kampionat. Do të jetë njëlloj sikur të luajmë me Lushnjën, Teutën apo dhe Skënderbeun. Secila do vlerësim maksimal. Sfida me durrsakët mendoj se ka vështirësinë e vet sepse Teuta këto vitet e fundit ka bërë një futboll të bukur por nga ana tjetër besoj se Vllaznia i ka mundësitë dhe përbërjen për ta fituar ndeshjen"- është shprehur mesfushori i kuqebluve. Për takimin e së dielës në opinionin sportiv shkodran duket se ka interesim dhe për këtë arsye, priten edhe më shumë tifozë në shkallët e "Loro Boriçit". Këtë gjë në fakt pret edhe Lika që po ashtu jo gjithçka ia lë në dorë tifozëve kur thotë: "Unë kam dëshirë që stadiumi të mbushet plot. Mbase nuk do të mbushet plot këtë herë ndaj Teutës por jam i bindur se nesër tifozët kanë për të qenë të shumtë në numër në shkallët e "Loro Boriçit". Çdo është në dorën tonë. Na mbetet ne të japim maksimumin dhe të kemi një ecuri pozitive rezultatesh dhe pastaj nuk do të jetë e nevojshme t'i bëjmë thirrje tifozëve të vijnë në stadium sepse ata vijnë vetë". Gilmani është lojtari më veteran tek skuadra shkodrane dhe eksperienca e tij padyshim që flet vetë. Ai është në gjendje të japë një mendim edhe për gjendjen e skuadrës dhe kapacitet e saj dhe për këtë shton: "Nga sa kam parë unë tek ekipi që nga fillimi i fazës përgatitore dhe deri më sot, mund t'u them se nuk jemi vetëm unë, Vucaj e Hasani. Ka edhe lojtarë të tjerë me cilësi të jashtëzakonshme por që duan të kenë më shumë besim tek vetja dhe nëse ndodh kjo, me kalimin e kohës ju garantoj se ky ekip ka për të shkuar shumë larg. Ardhja e Ribajt ka ndihmuar tek Vllaznia në fazën sulmuese. Ai është një lojtar i evidentuar në Superligën shqiptare. Duke ditë se në sulm kishim vetëm një lojtar, ishte e domosdoshme gjetja e një sulmuesi tjetër dhe ardhja e këtij lojtari besoi se do të ndikojë për mirë tek skuadra.Nëse gjërat shkojnë normalisht dhe nuk kemi probleme me dëmtimet apo gjëra të tjera, i garantoj të gjithë se kjo Vllazni nuk ka për të zhgënjyer askënd këtë sezon". Në ndeshjen e parë të kampionatit, atë ndaj Lushnjes, Lika u vlerësua si më i miri i ndeshjes. Mbase shiriti i kapitenit e ka motivuar edhe më shumë por në fakt ai nuk i kushton shumë rëndësi këtij fakti sepse siç thotë dhe vetë: "Të qënurit kapiten është një ekstra por nuk besoj se ka shumë rëndësi. Më shumë rëndësi kanë fitoret e Vllaznisë sesa shiriti dhe unë në fakt jam më i kënaqur nëse arrihet e para.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al