Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1217
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave9268
mod_vvisit_counterTe gjitha6060480

ANTONIO MARKU: VLLAZNIA DO TENTOJË FITOREN NË GJIROKASTËR

Shtyp pdf

Vllaznia do të mundohet të lërë pas humbjen me Teutën dhe në takimin e së shtunës ndaj Luftëtarit do të kërkojë të marrë fitoren. Kështu ka deklaruar në konferencën e shtypit të kësaj pragndeshje mbrojtësi i saj Antonio Marku. "Situata gjatë këtyre ditëve në skuadër nuk ka qenë shumë e mirë pas humbjes me Teutën por në fakt nuk ka ndodhur asgjë. Kemi 3 pikë në dy ndeshje, e mira do ishte që të kishim 6 por ka edhe skuadra të tjera me emër që madje kanë grumbulluar ehde më pak pikë.E rëndësishme është të dimë të ngrihemi dhe besoj se këtë do ta bëjmë që në Gjirokastër. Vllaznia i ka mundësitë për të tentuar fitoren ndaj Luftëtarit dhe do ta synojë këtë gjë"- është shprehur ai. Marku vjen nga një dëmtim i gjatë dhe duket se tashmë është rikuperuar plotësisht prandaj dhe pritet që në Gjirokastër ta nisë nga minuta e parë në formacion. Vetë ai ka deklaruar se gjendja e tij është e mirë. "Kam kaluar momente jo të mira por falë vullnetit dhe punës së bërë ia kam dalë të kthehem në formën time më të mirë, kjo edhe prej një programi individual pune që më ka dhënë trajneri. Tani jam i gatshëm për Vllazninë dhe premtoj se do të jap gjithmonë maksimumin për të në fushën e lojës"- është shrprehur mbrojtësi i majtë i kuqebluve që nesër pritet ta nisë si titullar. Sakaq, i pyetur në lidhje me problemin e shtyrjes sërish të marrjes së rrogave, mbrojtësi kuqeblu ka deklaruar: "Nuk është shumë normale që rrogat të vonohen dhe të shtyhen sepse ka lojtarë të cilët mbajnë familjet me ato lekë. Megjithatë kemi marrë garancinë e duhur nga drejtuesit se kjo çështje do të zgjidhet brenda pak ditësh dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim zgjidhjen e këtij problemi dhe kthimin në normalitet. Por, dua të them edhe diçka. Ne shkodranët kemi treguar edhe më përpara se kur është fjala për të nderuar Vllazninë në fushë, harrojmë gjithçka dhe japim më të mirën në lojë. Kështu besoj se ka për të ndodhur edhe këtë herë". Për ndeshjen ndaj Luftëtarit që do të luhet të shtunën pasdite në Gjirokastër, trajneri Cungu ka menduar të bëjë disa ndryshime në formacion, me të cilat do të kërkojë të marrë rezultat pozitiv.

 

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al