Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1212
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave9263
mod_vvisit_counterTe gjitha6060475

Vllaznia U-19 niset drejt Moldavisë. Kryebashkiakja i uron suksese

Shtyp pdf

Gjatë kësaj së shtune është bërë prezantimi zyrtar I ekipit U-19 I Vllaznisë para nisjes drejtë Moldavisë, ku do të luaj përballë kampionëve të ketij vendi për këtë grupmoshë, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë të  “Champions Youth League”. Gjatë prezantimit  të ekipit, e pranishme ishte dhe Kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila në fjalet e saj u mundua të motivojë këta djem të talenmtuar duke ju garantuar mbështetjen e gjithë klubit. "Jam shumë e lumtur që më jepet mundësia t'iu uroj suksese në këtë përfaqësim shumë domethënës në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm europian. Kjo është Vllaznia, kjo është Akademia e saj dhe duhet të krenohemi me të"- ka thënë Ademi. Trajneri Luan Zmijani shprehet se nisemi drejt Moldavise me një gjendje mjaft të mirë sportive. "Besoj se do të arrijmë të përfaqësojmë denjësisht klubin Vllaznia, Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm"- ka thënë trajneri i këtij ekipi. Pjesmarrja në një eveniment të tillë është historike pasi Vllaznia bëhet ekipi i parë Shqiptar që do të marr pjesë në “Uefa Youth League”, kompeticion ky i ngjashëm më “Champions League” për të rritur, ku marrin pjesë ekipet kampione të vendeve të Europës.Pjesmarrja në këtë eveniment, do të thotë shumë për akademinë Vllaznia, jo vetëm për perfitimet financiare dhe materiale që mund të ketë nga Uefa, por dhe nga promovimi i talenteve shkodranë në arenen ndërkombëtare.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al