Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 14 31
2 FL 14 25
3 KA 14 23
4 KU 14 22
5 LA 14 21
6 PA 14 21
7 TE 14 15
8 LU 14 13
9 VL 14 12
10 LU 14 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot5600
mod_vvisit_counterDje7877
mod_vvisit_counterKete jave44282
mod_vvisit_counterTe gjitha6095494

Vllaznia U-19 e nis me humbje në "Uefa Youth League" por ka ende shpres

Shtyp pdf

Skuadra jonë e 19 vjeçarëve pavarësisht se është munduar të japë maksimumin në debutimin e saj në Europë, nuk ia ka dalë të marrë një rezultat pozitiv në takimin e parë kualifikues ndaj FC Zimbru, në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Kishinau të Moldavisë. Ajo është mundur me rezultatin 1-3 por sigurisht që kemi ende shpresa për kualifikim në ndeshjen e kthimit që do të luhet në "Loro Boriçi" më 18 tetor. Takimi ka nisur mirë me një lojë të barabartë deri në minutën e 23-të kur Stina ka shënuar një gol shumë të bukur për vendasit me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë. Edhe e dyta nis jo keq për Vllaznia U-19 por një gabim në mbrojtje në minutën e 77-të do t'i jepte mundësinë Dontu të shënonte golin e dytë për FC Zimbru. Gjërat do të shkonin edhe më keq kur tre minuta më vonë, Iurasco me kokë do të shënonte edhe golin e tretë. Por, për fat kuqeblutë tanë në minutën e 86-të do të fitonin një 11-metërsh të cilin e kthen në gol Pusi. Përfundimisht 3-1 për moldavët megjithatë asgjë nuk ka përfunduar. Pas tre javësh në Shkodër mund të ndodhë përmbysja. Tashmë stafi dhe futbollistët tanë e njohin kundërshtarin dhe padyshim që do të tentojnë deri në fund kualifikimin.
FC Zimbru- Vllaznia 3-1
FC Zimbru: Popovici, Iapara, chisca, Furtuna, Dontu (Murovanii 82'), Nagornii (Postica 76'), Scoarta (Graur 91'), Mirzac, Bogaciuc, Iurasco, Stina. Tr: Valeriu Androniç
Vllaznia U-19: Qarri, Lekaj, Hysenaj, Shima, Miloti, Smajli, Rahova, Pusi, Brahimi, Palushani (Stafa 81'), Fikaj (Qadarku 53'). Të gatshëm Kartula, Sekja, Mehja, Boriçi, Gruda. Tr: Luan Zmijanej
Shënues: Stina 23', Dontu 77', Iurasco 80'/ Pusi 86' (11-m)
Arbitër: Zamen Hovhannisyan (Armeni)
Kartona të verdhë: Nagornii, Bogaciuc/ Hysenaj, Miloti, Brahimi

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al