Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 6 13
3 FL 6 9
4 KA 6 9
5 PA 6 8
6 LA 6 7
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 6 5
10 LU 6 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4064
mod_vvisit_counterDje11681
mod_vvisit_counterKete jave27068
mod_vvisit_counterTe gjitha5728018

Dy futbollistë të Akademisë Vllaznia në Kombëtaren U-17

Shtyp pdf

Lajme të mira për Akademinë Vllaznia. Dy futbollistë të saj do të grumbullohen në Kombëtaren U-17 nga trajneri Mustedanagiç për ndeshjet e rradhës zyrtare. Bëhet jalë për Egzon Shimën dhe Samuel Asllanin. Ditën e nesërme ato do të jenë në grumbullim në Durrës për ndeshjen zyrtare që ky ekip do të luajë gjatë këtyre ditëve. Nga lojtarët e grumbulluar, i pari ka qenë edhe më parë në këtë kombëtare ndërsa për Asllanin ky do të shënojë edhe debutimin e tij. Natyrisht që grumbullimi i këtyre dy futbollistëve nga Akademia Vllaznia është një tregues i mirë për vlerat që ato posedojnë ndonëse mund të kishte edhe ndonjë tjetër të grumbulluar. Kujtojmë se mbrojtësi Shima ka luajtur edhe me ekipin e 19 vjeçarëve të Vllaznisë në ndeshjen e parë të "UEFA Youth League" në Moldavi ndaj FC Zimbrus. Sakaq Asllani luan në rolin e sulmuesit të majtë dhe pritet t'i shfaqë vlerat e tij edhe në kombëtaren e kësaj moshe. Klubi Vllaznia u uron suksese këtyre dy sportistëve në ekipin kombëtare në mënyrë që të përfaqësojnë sa më denjësisht veten e tyre, klubin tonë por mbi të gjitha edhe fanellën kuqezi që do të mbajnë të veshur.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al