Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 11 27
2 FL 11 20
3 KU 11 19
4 KA 11 17
5 LA 11 15
6 PA 11 14
7 TE 11 14
8 VL 11 9
9 LU 11 9
10 LU 11 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1865
mod_vvisit_counterDje6513
mod_vvisit_counterKete jave34741
mod_vvisit_counterTe gjitha5917036

Bardulla: Kamza e vështirë por ne jemi Vllaznia, duhet të fitojmë

Shtyp pdf

Në kampin shkodran ka optimizëm se lojërat e mira të zhvilluara deri më tani, do të konkretizohen edhe me marrjen e rezultateve të duhura. Madje duke filluar që nesër në ndeshjen ndaj Kamzës ku fitorja duket detyrim. I këtij mendimi ka qenë Florind Bardulla i cili në konferencën e sotme për shtyp, para gazetarëve është shfaqur shumë i bindur tek suksesi në ndeshjen e rradhës."Kamza vërtetë konsiderohet një skuadër e fortë sidomos në fushën e saj megjithatë tregoi se di të fitojë edhe jashtë e këtu i referohem fitores së fundit në Gjirokastër. Megjithatë ne jemi Vllaznia dhe Kamza nuk mund të krahasohet me ne, jo vetëm për emrin dhe historinë por edhe për përbërjet që kanë dy ekipet aktualisht. Gëzojmë një formë të mirë sportive, kemi prodhuar lojë në këto pesë ndeshjet e para dhe nëse nuk kemi marrë pikët e duhura, kjo ka ardhur prej gabimeve tona. Shpresojmë t'i korigjojmë këtë herë dhe të kthehemi me tre pikë nga ky takim". Duket disi e palogjikshme që Vllaznia të kërkojë fitore jashtë fushe kur në fakt ajo në dy ndeshjet që ka luajtur këtë kampionat në Shkodër, ende nuk e ka gjetur fitoren. Për Bardullën ky është një kampionat disi i çuditshëm e prandaj ai shton: "Në kampionatin e sivjetëm, secila skuadër mund të fitojë në Shkodër dhe po ashtu, edhe Vllaznia mund të fitojë në çdo fushë tjetër. Kështu mund të veprojë edhe çdo skuadër tjetër. Për këtë arsye, ne do kërkojmë fitoren në Kamëz duke shpresuar që gjithçka të jetë fair-play si me arbitrimin ashtu edhe me faktorët e tjerë që ndikojnë në mbarëvajtjen e ndeshjes".

 

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al