Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 11 27
2 FL 11 20
3 KU 11 19
4 KA 11 17
5 LA 11 15
6 PA 11 14
7 TE 11 14
8 VL 11 9
9 LU 11 9
10 LU 11 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1869
mod_vvisit_counterDje6513
mod_vvisit_counterKete jave34745
mod_vvisit_counterTe gjitha5917040

Hoxha e Neziri ftesë publike. Ejani të mbështesim Vllazninë U-19!

Shtyp pdf

Të mërkurën në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Europës për të rinjtë në mes Vllaznia U-19 dhe moldavëve të Zimbrus. Drejtuesit e Akademisë Vllaznisë, Qashif Hoxha dhe Alban Neziri, kanë dalë sot në një konferencë për shtyp ku I kanë bërë thirrje shkodranëve për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje të rëndësishme për më tepër që edhe hyrja e tifozëve në stadium do të jetë pa bileta. "Kemi të bëjmë me një ndeshje shumë të rëndësishme, e para e këtij lloji në vendin tonë. Për këtë arsye, besojmë se ka për të qenë një festë e bukur dhe për këtë arsye, u bëjmë thirrje tifozëve, rinisë shkodrane që të jetë e pranishme në stadium për të mbështetur bashkëmoshatarët e tyre. Hyrja do të jetë falas, ambjenti do të jetë i bukur dhe unë besoj se ka për të patur shumë tifozë, duke shpresuar padyshim edhe në një përmbysjes të rezultatit dhe kualifikim të ekipit tonë"- ka thënë Hoxha, drejtori administrativ i Akademisë Vllaznia. Edhe përgjegjësi teknik Neziri ka folur në lidhje me këtë ndeshje duke u ndalur më shumë tek festa sesa rezultati. "Besoj se mund t'i kalojmë moldavët por edhe nëse nuk i kalojmë, nuk është fundi i botës. E rëndësishme është që t'i tregojmë të gjithëve se çfarë është në gjendje të bëjë Shkodra prandaj mendoj se do të jetë gjithçka ok sa i takon organizimit të ndeshjes. Po ashtu, mendoj se në shkallët e stadiumit do të ketë edhe shumë menaxherë dhe kjo do të jetë një mundësi për të rinjtë tanë për të shfaqur vlerat e tyre"- është shprehur ai. 19 vjeçarët shkodranë në këtë mënyrë kanë mundësi të vazhdojnë ëndërrën e tyre edhe më tej. Humbja 1-3 në ndeshjen e parë mund të rikuperohet dhe nëse tifozët do të jenë në mbështetje të tyre, ata do ta shohin veten në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm mbrëmjen e së mërkurës.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al