Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 11 27
2 FL 11 20
3 KU 11 19
4 KA 11 17
5 LA 11 15
6 PA 11 14
7 TE 11 14
8 VL 11 9
9 LU 11 9
10 LU 11 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1872
mod_vvisit_counterDje6513
mod_vvisit_counterKete jave34748
mod_vvisit_counterTe gjitha5917043

Analizë tek Vllaznia, drejtuesit duan qetësi nga skuadra

Shtyp pdf

Pasditen e sotme është zhvilluar analiza e ndeshjes së fundit, asaj me Kamzën. Në këtë analizë, përveç stafit teknik dhe futbollistëve si dhe dy drejtuesve të klubit, administratorit Gjyrezi dhe drejtorit sportiv Zeka, ka marrë pjesë edhe kryebashkiakja Ademi. Fillimisht, ashtu siç ndodh zakonisht, është zhvilluar analiza teorike e takimit të fundit, zhvilluar me pamje filmike. Trajneri Cungu është ndalur tek gabimet e bëra si në manovrën sulmuese por edhe atë mbrojtëse dhe gjatë kësaj analize ka patur edhe diskutime me futbollistët duke dashur që të sqarohen më së miri problemet e shfaqura në lojën e skuadrës, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes me Kamzën. Pas këtij diskutimi, fjalën e ka marrë kryebashkiakja Ademi e cila për disa minuta ka folur para skuadrës duke i kërkuar futbollistëve më shumë angazhim dhe besim në vetvete. "Nuk shoh më të mirë se ju në fushë, prandaj këtë duhet ta ngultni mirë në kokë dhe t'i mbushni mendjen vetes se jeni më të mirët prandaj duhet të hyni në fushë për të fituar ndaj çdo kundërshtari. Duhet të keni më shumë besim tek vetja, të komunikoni më shumë me njëri- tjetrin sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ecim përpara"- u është drejtuar ajo futbollistëve. Takimi i sotëm më shumë sesa analizë ka qenë një bashkëbisedim. Drejtuesit e klubit kanë besimin e plotë tek stafi teknik dhe futbollistët prandaj dhe u kanë dhënë mbështetjen maksimale sepse vetëm kështu mund të shohin përpara. Vllaznia aktuale nuk është ajo realja. Forcat dhe mundësitë janë për të bërë shumë më tepër dhe për këtë arsye, kthesa pritet të vijë shpejt.

© shkodrasport.com

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al