Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 20 46
2 FL 20 35
3 KU 20 32
4 LA 20 30
5 KA 20 29
6 PA 20 28
7 LU 20 27
8 VL 20 21
9 TE 20 17
10 LU 20 10

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4279
mod_vvisit_counterDje7988
mod_vvisit_counterKete jave42757
mod_vvisit_counterTe gjitha6580515

Vllaznia U-19 nuk arrin të kualifikohet, mundet edhe në ndeshjen e dytë

Shtyp pdf

19 vjeçarët shkodranë nuk ia kanë dalë të vazhdojnë ëndërrën e tyre europiane në "Uefa Youth League". Ata janë mundur 2-4 në ndeshjen e kthimit të luajtur në stadiumin "Loro Boriçi" përballë 2 mijë tifozëve të pranishëm. Takimi ka nisur më mirë për miqtë të cilët kalojnë në avantazh që në minutën e 11-të por Vllaznia U-19 nuk u ndal. Ajo barazoi fillimisht me anë të Pusit në '23 dhe pastaj falë të një autogoli kaloi në epërsi në minutat e fundit të pjesës së parë. Kjo pjesë u mbyll 2-1 dhe kjo krijoi bindjen dhe idenë se rezultati i ndeshjes së parë edhe mund të përmbysej. E dyta nis në sulm për kuqeblutë por pikërisht atëherë kur nuk duhej, ata janë ndëshkuar me golin e dytë dhe ky ka mjaftuar që shpresat e Vllaznia U-19 për kualifikim të marrin fund. Miqtë kanë përfituar nga kjo dhe kjo ka bërë që të shënojnë edhe dy gola të tjerë dhe përfundimisht 4-2. Shkodranët në këtë mënyrë i japin fund kësaj aventure të parë të një ekipi shqiptar në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar. Por gjithsesi ka qenë një përvojë që ia ka vlejtur.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al