Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 3 9
2 DI 3 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1673
mod_vvisit_counterDje11897
mod_vvisit_counterKete jave1673
mod_vvisit_counterTe gjitha8426054

Vllaznia sërish e pafat. Mundet 0-1 edhe nga Partizani

Shtyp pdf

Lojë e mirë e kuqebluve por ata sërish janë të pafat. Ndaj Partizanit në "Loro Boriçi" ata janë mundur me rezultatin 0-1. Miqtë e kanë nisur këtë takim menjëherë në avantazh, falë golit të shpejtë të realizuar nga Basrak. Ky i fundit ka gjetur rrugën drejt rrjetës në minutën e 4’, pasi ka shtyrë me kokë për në portë një top të krosuar nga Trashi. Një gol që ka vendosur fatin e takimit, pasi mes lojës pa shumë raste, i vetmi për tu përmendur më pas ishte ai me Gilman Likën protagonist. Veterani i shkodranëve ka vënë në provë portierin e Partizanit, Alban Hoxha, në minutën e 64’ kur ka goditur fuqishëm dhe saktë nga jashtë zone, por topi qëndror dhe aftësitë e gardianit të të kuqve, kanë bërë që rreziku të neutralizohet në dy kohë. Të kota kanë rezultuar përpjekjet e shkodranëve në minutat e mbetura, ndërkohë që të kuqtë arritën misionin e tyre, të mbronin epërsinë e vendosur që në fillim të takimit. Duhet thënë se skuadra jonë shfaqi më shumë dëshirë në fushën e lojës por duket se ka ende për të përmirësuar në lojën e saj në mënyrë që të mbërrijë tek rezultatet e dëshiruara.

© shkodrasport.com

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al