Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 11 27
2 FL 11 20
3 KU 11 19
4 KA 11 17
5 LA 11 15
6 PA 11 14
7 TE 11 14
8 VL 11 9
9 LU 11 9
10 LU 11 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1880
mod_vvisit_counterDje6513
mod_vvisit_counterKete jave34756
mod_vvisit_counterTe gjitha5917051

Gjoka: Vllaznia shkon për të marrë fitoren në Kukës

Shtyp pdf

Sfida e nesërme ndaj Kukësit konsiderohet tepër e vështirë për Vllazninë. Ajo nuk ka patur një ecuri të mirë në ndeshjet e këtij sezoni dhe përveç kësaj, do të përballet me një kundërshtar që nuk hap rrugë kollaj, sidomos në fushën e tij. Megjithatë trajneri Ernest Gjoka, në konferencën e sotme për shtyp, ka shprehur bindjen e tij të plotë se skuadra që ai drejton aktualisht do të marrë pikë ndaj ish- skuadrës së tij të deri para pak kohëve.Ja pyetjet dhe përgjigjet e konferencës së sotme:
Ekipi vjen pas disa rezultateve negative. I është gjetur ilaçi skuadrës për takimin me Kukësin?

Ilaçi? Mendoj se jemi përgatitur seriozisht në disa drejtime dhe në disa kompenentë. Shkojmë në një qytet ku do të luajmë përballë kampionëve në fuqi. Një skuadër me cilësi një skuadër që brenda në fushë të saj ka treguar forcë. Gjithsesi nëse do të jemi shumë konçiz dhe të përgatitur nga ana psikologjike mendoj se mund ta kalojmë me sukses ndeshjen.

Shumë optimizëm ka para kësaj ndeshje në kampin shkodranë. Ka ndryshuar diçka tek Vllaznia?

Të falenderoj që na thoni që ka optimizëm dhe kjo na jep një farë pozitiviteti që skuadra po reagon. Jam i kënaqur me angazhimin e të gjithë futbollistëve dhe shikoj një lloj urie nga djemtë për të marrë një rezultat pozitiv. Mendoj se kanë ndryshuar disa gjëra. Kjo është e natyrshme që kur vjen një staf i ri gjërat ndryshojnë sipas mënyrës dhe strategjisë së stafit të ri. Tashmë ne na takon që sa më shpejt të fillojmë e të marrim pikët. Kjo përtej lojës së mirë. Lujtëm deridiku mirë me partizanin por ne tani na duhen pikët. Unë jam partizan i pikëve sesa i spektaklit në lojë. Neve na duhen pikët.

Do të ketë lëvizje në formacion?

Jo, formacioni  mendoj se do të jetë ai që ishte me Partizanin. Mund të ketë ndonjë lëvizje por ende nuk kemi marrë një vendim. Mendoj se lëvizjet e shumta dhe të shpeshta, nuk ndikojnë nga ana psikologjike e lojtarëve. Mendoj se kjo ndikon edhe në stabilizimin e formcionit dhe të lojës. çdo futbollist e ka në dorë të vet për të dhënë maksimumin e për të bërë rrotacionin. Nëse rezultatet nuk janë ato që priten dhe nëse paraqitja e gjithsecilit nuk është e pritshme atëherë do të ketë rrotacion me pjesën tjetër të lojtarëve.

Vllaznia ka edhe dy takime të vështira në fazën e parë, të cilat shikohen si tepër të vështira. Çfarë objektivi të paktën do të ketë skuadra për fazën e dytë?

Është e vërtetë që ardhja ime këtu rastisi që të ishte direkt në përballjet me tre ekipet më të mira të kampionatit Shqiptarë. Që do të thotë se erdha në një moment që edhe beteja ishte më e zjarrtë se kurrë. Gjithsesi mendoj se janë tre ekipe të forta që të bëjnë të ecësh përpara dhe të shikosh pikët e forta e të dobëta. Mendoj që kjo do ta na japë një mundësi që ne të përgatitemi shumë fort për fazën e dytë. Unë mendoj hap pas hapi, por dua të them se unë nuk kam ardhur këtu për mbijetesë. Kamm ardhur me shpresën dhe besimin e madh që do të bëjmë një hap më shumë.

Çfarë do të ndryshojë Vllaznia për takimin me Kukësin, në skena në menyrën e lojës.....

Sigurisht që këtë javë kemi punuar më shumë që të arrijmë që të punojmë me thellë në anën taktike, sidomos si në fazën mbrojtëse e po ashtu edhe në fazën në sulm. Jemi përpjekur dhe skuadra më është përgjigjur. Por që të bësh një skuadër cilësore, bota thotë që duhet bërë 1000 orë taktikë, që ta përkthesh duhen  afro dy vjet e kete kohe nuk e kemi ne dispozicio. Jam i kënaqur me djemt që po më ndjekin mbrapa dhe po kalojmë etapat që të shkojmë aty ku duhet.

Janari duket larg, por nuk duken aq larg ndoshta për ju. Keni filluar që të mendoni për ndonjë lojtarë që tani?


Ju keni shumëm të drejtë, por problemi më i madh është momenti i sotëm sesa ai i nesërm. Unë jam fokusuar tek momenti i sotëm për të dalë nga ky ngërç, ndersa për nesër do të mendojmë më vonë.

Vërtet duhet të besojmë se Vllaznia do të kërkojë të fitojë në Kukës?


Po. Futbolli për këtë është i bukur pasi është i parashikueshëm. Nëse mendojmë se një ekip që ka dal kampion do të luaj me një ekip që mbijetoj vjet për qendrimin në superligë mendoj se ne jemi të humbur. Nëse ne do të jemi shumë shumë fanatik në detyrat në mbrojtje dhe të saktë në detyrat në sulm, unë jam i sigurtë që do ta godasim Kukësin.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al