Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 16 37
2 FL 16 28
3 LA 16 27
4 KU 16 25
5 PA 16 24
6 KA 16 23
7 LU 16 19
8 VL 16 15
9 TE 16 15
10 LU 16 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot950
mod_vvisit_counterDje7912
mod_vvisit_counterKete jave33283
mod_vvisit_counterTe gjitha6319599

"Vllaznia B" fiton 1-0 ndaj Besës. Vendos goli i Arsen Hajdarit

Shtyp pdf

Ka mjaftuar goli i Arsen Hajdarit për t'i dhuruar fitoren e parë në këtë kampionat "Vllaznisë B" ndaj Besës së Kavajës. Lojtari i njohur ka shfrytëzuar një top të mbetur në zonën mike, e ka goditur fort me të majtën dhe ai është përplasur në pjesën e poshtme të traversës duke përfunduar më pas në rrjetë. Ka ndodhur kjo në minutën e 20-të. Pas këtij goli, kavajasit janë munduar të reagojnë por kanë qenë të pafuqishëm në sulm. Sakaq në pjesën e dytë, Besa ka sakrifikuar jo pak duke e shtyrë gjithë skuadrën përpara në kërkim të golit të barazimit por nuk ia ka dalë dot. Forma e mirë e portierit Vjerdha por edhe e dyshes së qendrës të mbrojtjes, Balaj- Isufi, ka qenë një barrierë e pakalueshme për Mario Morinën dhe sulmuesit e tjerë kundërshtarë. Përfundimisht 1-0 për Vllazninë B që në këtë mënyrë arrin fitoren e parë dhe ngjitet në kuotën e 5 pikëve duke iu shkëputur vendit të fundit të renditjes.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al