Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 11 27
2 FL 11 20
3 KU 11 19
4 KA 11 17
5 LA 11 15
6 PA 11 14
7 TE 11 14
8 VL 11 9
9 LU 11 9
10 LU 11 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1814
mod_vvisit_counterDje6513
mod_vvisit_counterKete jave34690
mod_vvisit_counterTe gjitha5916985

Test kontrolli për dy ekipet e Vllaznisë. Trajnerët Gjoka e Kraja të kënaqur

Shtyp pdf

Ndeshja e kontrollit në mes ekipit të parë të Vllaznisë dhe ekipit "B", e zhvilluar pasditen e së shtunës në fushën sportive të kompleksit "Hasaj", ia vlejti qëllimit. Trajneri Ernest Gjoka dhe stafi i tij kanë patur mundësi që të shohin të gjithë elementet e ekipit të dytë dhe të krijojnë një ide sa i takon gjendjes dhe formës së tyre dhe në të ardhmen do t'i kenë në vëmendjen e tyre. Në pjesën e parë, kanë luajtur në fushë të gjithë titullarët e ekipit shkodran dhe pavarësësisht rasteve të krijuara, nuk ka patur gol. Në të dytën janë aktivizuar lojtarët e stolit përballë ekipit "B" dhe në minutën e 59-të ka qenë sulmuesi Pusi që ka kaluar në avantazh ekipin e dytë. Sigurisht që pjestarët e ekipit të parë nuk janë pajtuar me këtë rezultat dhe kanë ngulmuar për të shënuar. Në një moment ata kanë fituar të drejtën e një 11-metërshi por gjuajtja e Ribajt është pritur nga portieri Eldi Hasani. Pak minuta më vonë, Kalaja ka goditur traversën dhe po ashtu ka patur edhe raste të tjera për shënim por pa rezultat. Përfundimisht 1-0 për "Vllaznia B". Megjithatë trajneri Gjoka nuk është dukur i shqetësuar nga kjo humbje sepse sipas tij qëllimi i zhvillimit të ndeshjes së kontrollit ishte krejt tjetër. "Ishte një ndeshje që nuk kishte rëndësinë e një miqësoreje, por për të shikuar më nga afër lojtarë të ekipit të "Vllaznisë B", të cilët mund të na vlejnë. Dhe në fakt sot më shumë spikatën futbollistët e këtij ekipi. Por gjithsesi, jam i kënaqur ekipin ne pjesën e parë. Nisur edhe nga mbingarkesa e kësaj jave, lojtarët i bënë mirë detyrat e ngarkuara. Mendoj se kemi zhvilluar një takim ku ekipi ka bërë mirë detyrat si në fazën mbrojtëse e po ashtu edhe sulmuese. Nuk ka për mua rëndësi rezultati por ajo që ne kishim synim nga kjo miqësore. Nuk kam emra për të evidentuar e për të theksuar se kush kush mund të afrohet tek ekipi ynë nga "B"-ja. Gjithsesi ne kemi krijuar bindjet tona". Nga ana tjetër trajneri i ekipit "B" Ervis Kraja në lidhje me këtë takim ka thënë: "Nuk ka për ne rëndësi rezultati. Kjo miqësore ishte në kuadrin e bashkëpunimit mes dy ekipeve. Tekniku Gjoka kërkoi që të shikonte më nga afër ekipin B dhe lojtarët që mund te jenë në funksion të ekipit të parë. Ne e kemi mendjen tek takimi që kemi në kampionat. Mendoj se bashkëpunimi mes këtyre dy ekipeve të këtij klubi të jetë frytdhënës. Sa i takon elementëve që mund të kenë fituar besimin e trajnerit Gjoka, është ai që mund të zgjedhë atë që i ka bërë më shumë përshtypje dhe që mund t'i vlejë për ekipin e parë. Për mua, janë të gjithë të gatshëm për Vllazninë e madhe sepse jemi një familje dhe këtu nuk ka asnjë kufi ndarës".
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al