Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 11 27
2 FL 11 20
3 KU 11 19
4 KA 11 17
5 LA 11 15
6 PA 11 14
7 TE 11 14
8 VL 11 9
9 LU 11 9
10 LU 11 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1812
mod_vvisit_counterDje6513
mod_vvisit_counterKete jave34688
mod_vvisit_counterTe gjitha5916983

Vllaznia U-17 merr një tjetër fitore, ndalet Vllaznia U-19

Shtyp pdf

Java e shtatë e kampionateve të moshave ka dhuruar një tjetër fitore për ekipin e 17 vjeçarëve të Akademisë së klubit tonë ndërkohë që disi papritur ndoshta, ka humbur ekipi i 19 vjeçarëve ndaj njërit prej rivalëve më të fortë të kampionatit, Shkëndisë së Tiranës. Sa i takon ndeshjes së parë, goli i shënuar nga sulmuesi Rejdison Gjurkaj në pjesën e dytë i ka mjaftuar ekipit Vllaznia U-17 të fitojë një tjetër ndeshje. Këtë herë ndaj Shkëndisë së Tiranës. Në fund të takimit, kuqeblutë kanë rregjistruar fitoren e rradhës, këtë herë me rezultatin 1-0. Përballja ka qenë shumë e fortë dhe ndonëse shkëndijasit nuk ndodhen në pozita të mira në renditje, kanë bërë një paraqitje shumë të mirë, madje janë konsideruar si ekipi që ka bërë ndeshjen më të mirë në Shkodër. Vllaznia gjithsesi ka qenë më kërkuese, kuptohet edhe prej renditjes por edhe faktit tjetër se ndeshja luhej në "Reshit Rusi" dhe kishte edhe mbështetjen e tifozëve të saj. Pjesa e parë, pavarësisht rasteve të krijuara, nuk ka dhuruar gol. Në të dytën, pikërisht në minutën e 57-të sulmuesi Gjurkaj brenda zone ka gjuajtur saktë dhe ka shënuar të vetmin gol të ndeshjes. Pas këtij goli, kuqeblutë u tërhoqën disi në gjysmëfushën e tyre duke i dhënë mundësi futbollistëve të Shkëndisë të fitojnë terren por edhe të krijojnë ndonjë rast por pa sukses. Përfundimisht 1-0 për Vllaznia U-17 që arrin fitoren e gjashtë në kampionat (ka edhe një barazim dhe asnjë humbje) dhe me 19 pikë udhëheq e vetme renditjen.
Ndërkohë, ndryshe nga sa u mendua, Vllaznia U-19 nuk arriti dot të fitojë ndaj Shkëndisë së Tiranës dhe të barazohej me të në renditje. Djemtë nga kryeqyteti kanë arritur të fitojnë 1-0 me një gol të shënuar në pjesën e dytë. Një humbje disi e papritur sepse opinioni sportiv por edhe futbollistët dhe trajnerët Zmijani e Kola ishin përgatitur për një rezultat ndryshe.
Sidomos pjesa e parë ka qenë shumë e bukur për kuqeblutë të cilët kanë krijuar më shumë volum loje, kanë patur edhe raste por të pakonkretizuara dot. Në të dytën ndërkohë, kur pritej ndoshta që Vllaznia U-19 të shënonte, erdhi goli i miqve. Ka ndodhur në minutën e 65-të dhe më pas, ndonëse futbollistët shkodranë janë munduar të barazojnë por ndoshta nga nxitimi, nuk ja kanë dalë. Përfundimisht 1-0 për Shkëndinë e Tiranës që vazhdon të kryesojë me meritë renditjen e kampionatit për këtë grupmoshë ndërkohë që Vllaznia mbetet gjashtë pikë larg kësaj skuadre por gjithsesi me shpresën për ta rikuperuar këtë distancë mbase shumë shpejt sepse mundësitë dhe përbërjen e duhur ky ekip i ka.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al