Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 14 31
2 FL 14 25
3 KA 14 23
4 KU 14 22
5 LA 14 21
6 PA 14 21
7 TE 14 15
8 LU 14 13
9 VL 14 12
10 LU 14 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot5734
mod_vvisit_counterDje7877
mod_vvisit_counterKete jave44416
mod_vvisit_counterTe gjitha6095628

" Vllaznia B" fitore 3-1 në Shijak përmes dhunës së vendasve

Shtyp pdf

"Vllaznia B" ka marrë një fitore me shumë vlera sot pasdite në Shijak ndaj Erzenit vendas me rezultatin 3-1. Por kjo gjë nuk u ka pëlqyer tifozëve dhe futbollistëve të skuadrës vendase të cilat kanë ushtruar dhunë gjatë gjithë pjesës së dytë dhe sidomos në fundin e ndeshjes ndaj futbollistëve të Vllaznisë. Madje, njëri prej tyre është goditur me mjete të forta. Policia është munduar të qetësojë gjërat por e ka patur shumë të vështirë madje futbollistët shkodranë janë detyruar të qëndrojnë për minuta të tëra në dhomat e zhveshjes në fundin e takimit derisa gjërat janë qetësuar. Diçka e papranueshme. Shijakasit kanë akuzuar futbollistët dhe drejtuesit e Vllaznia B se gjoja kishin shkuar për t'u prishur punë atyre kur në fakt ka qenë fusha e lojës që ka vendosur çdo gjë. Erzeni ka kaluar në avantazh në minutën e 45-të me anë të të 11-metërshi të kthyer në gol nga Pasha. Në pjesën e dytë ndërkohë, Pusi ka barazuar rezultatin në '67 ndërsa Markolaj ka shënuar golin e dytë në minutën e 80-të. Vendasit kanë shtuar presionin për të barazuar por në '89 Erkoçeviç ka shënuar edhe golin e tretë për ekipin shkodran që merr një fitore me mjaft vlera por ajo që lë shije të hidhur është dhuna e ushtruar nga vendasit në adresë të tyre. Një dhunë që duhet të marrë ndëshkimin e duhur nga instancat përkatëse të FSHF-së.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al