Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3131
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave11182
mod_vvisit_counterTe gjitha6062394

Kapiteni Lika: Vllaznia s'është për mbijetesë. Me një apo dy fitore, dalim nga kjo situatë

Shtyp pdf

Pavarësisht pozicionit aktual në renditje, kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika është i mendimit se Vllaznia nuk është shkuar që duhet të luftojë për mbijetesë. Një gjë të tillë e ka shprehur edhe në konferencën e sotme për shtyp pikërisht në pragndeshjen me Lushnjen."Duke parë ecurinë negative që kemi pasur gjatë fazës së parë, normalisht është një ndeshje që duhet ta fitojmë me çdo lloj mënyre. Jemi mbledhur me të gjithë çunat për të forcuar grupin. Ekipi duket në momente të vështira dhe po bëjmë maksimumin ta kalojmë këtë situatë sa më shpejt"- shprehet ai ne fjalet e para te konferences per shtyp. Sipas mesfushorit me eksperiencë, kuqeblutë po penalizohen nga ngërçi psikologjik dhe fitoret do ta ndihmojnë ta kalojnë momentin jo pozitiv. Lika ka edhe një thirrje për tifozët shkodranë, duke nisur nga dueli i kësaj të mërkure në ‘Loro Boriçi’. "Në të gjitha ndeshjet skuadra krijon 3-4 raste të pastra për gol dhe nuk i kemi shfrytëzuar, ndërsa kundërshtarët vijnë gjysmë herë dhe na shënojnë. Ky është një ngërç psikologjik, sepse skuadra nuk është për atë renditje. Kemi nevojë për një apo dy fitore, për të dalë nga kjo gjendje, as për lojë të mire, por vetëm për pikë. Është një moment që skuadra dhe fanella e Vllaznisë ka nevojë për tifozët. Jemi në një moment të vështirë, i meritojmë kritikat, por ka ardhur koha që të bëhen të gjithë bashkë e të mbështesin ekipin"-shton më tej ai. Kapiteni beson te grupi i drejtuar nga Ernest Gjoka dhe nuk e mendon luftën për mbijetesë, pavarësisht se Vllaznia cilësohet një prej ekipeve më të rrezikuara, së bashku me Lushnjën. "Ekipin tim nuk e shoh për mbijetesë, pavarësisht renditjes momentale. Është vetëm një ngërç që duhet ta kalojmë dhe keni për ta parë që shumë shpejt situata do të ndryshojë. Kemi një shans shumë të mire, duke pasur 3 ndeshje në shtëpinë tone, ndaj na lind detyra të marrim maksimumin e pikëve dhe nëse e arrijmë, do ta kthejmë komplet faqen"- vazhdon prononcimin e tij Lika. Ndeshja e radhës është speciale për mesfushorin, pasi si kundërshtar do të ketë Hysen Dedjan, trajnerin që e ka promovuar te Vllaznia në vitin 2005, kur Gilman Lika ishte vetëm 18-vjeçar. "Trajnerit Dedja i jam mirënjohës, sepse ai ka qenë i pari që më besoi dhe më aktivizoi në formacion te Vllaznia. Respekt maksimal për atë, por, ai është shkodran vetë, e kupton situatën tonë dhe aty në fushë, secili prej nesh do të bëjë maksimumin për ta fituar ndeshjen"- e ka mbyllur prononcimin e tij për gazetarët kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al