Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3078
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave11129
mod_vvisit_counterTe gjitha6062341

Ekipet e Akademisë Vllaznia, dy humbje të papritura në javën e nëntë

Shtyp pdf

Java e nëntë e kampionateve të moshave ka dhuruar rezultate jo të mira për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ndonëse ato i luanin ndeshjen e rradhës në Shkodër ndaj ekipeve respektive të Kukësit që nuk kishin asnjë pretendim në kampionat, ekipet shkodrane i kanë humbur të dyja këto takime. Të parët kanë zbritur në fushën e "Reshit Rusit" 17 vjeçarët. Vllaznia vërtetë nuk bëri një lojë të mirë dhe për rrjedhojë në minutën e 75-të janë ndëshkuar nga goli i Berishës që i dha fitoren 1-0 Kukësit. Diçka e çuditshme sepse Vllaznia U-17 në tetë javë kampionat nuk kishte humbur as me rivalet e saj, por humbet në mënyrë të papritur me Kukësin pa pretendime. Megjithatë ajo vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje por këtë herë me pikë të barabarta me Internacional.
Ndërkohë në ndeshjen e 19 vjeçarëve, drama ka qenë edhe më e madhe. Vllaznia e trajnerit Luan Zmijani ka shënuar shumë shpejt dy gola me anë të Qardakut dhe në minutën e 27-të e shihte veten në avantazh me rezultatin 2-0 duke krijuar bindjen se fitorja tashmë u arrit. Por nuk do të ndodhte kështu. Kukësia U-19 ka shënuar një gol në fundin e pjesës së parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë duke përmbysur shifrat në 3-2 në favorin e tyre dhe duke marrë një fitore me shumë vlerë. Ndërkohë për ekipin shkodran kjo ndeshje duhet të shërbejë si shkak për një analizë të fortë sepse diçka nuk shkon tek ai.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al