Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 13 31
2 KA 13 23
3 KU 13 22
4 FL 12 21
5 LA 12 15
6 PA 12 15
7 TE 13 15
8 VL 12 12
9 LU 12 9
10 LU 12 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3080
mod_vvisit_counterDje8051
mod_vvisit_counterKete jave11131
mod_vvisit_counterTe gjitha6062343

Vllaznia humbet 0-2 ndeshjen parë të Kupës ndaj Tiranës

Shtyp pdf

Skuadra shkodrane ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, atë të luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin "Selman Stërmasi" ndaj Tiranës me shifrat 0-2. Kuqeblutë kishin disa mungesa në këtë ndeshje megjithatë 45 minutat e para kanë qenë thuajse të barabarta për të dy ekipet. Në fillimin e pjesës së dytë, ka qenë Vllaznia që ka patur një rast të mirë për të shënuar me anë të Ribajt por ai vonon në gjuajtje. Me kalimin e minutave, vendasit e rrisin paksa lojën dhe në minutën e 67-të shfrytëzojnë një vendosje jo të mirë në mbrojtje të skuadrës shkodrane e për rrjedhojë Greca do ta dërgonte topin në rrjetë. Ndërkohë në minutën e 83-të do të ishte braziliani Oliveira do të shënonte golin e dytë teksa godet saktë me kokë brenda zonës. Vllaznia mundohet të reagojë dhe në minutat e fundit ka edhe një pretendim për 11-metërsh teksa Kalaja pengohet brenda zonës por arbitri vazhdon lojën. Përfundimisht 2-0 për Tiranën ndërkohë që kuqebluve u duhet "t'i përveshin mirë mëngët" për ndeshjen e kthimit që do të luhet më 13 dhjetor në "Loro Boriçi" për të arritur një rezultat që do t'i kualifikonte në çerekfinale të këtij kompeticioni.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al