Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3683
mod_vvisit_counterDje8017
mod_vvisit_counterKete jave21421
mod_vvisit_counterTe gjitha7502497

Trajneri Gjoka: Vllaznia ka nevojë për më shumë mbështetje

Shtyp pdf

Nesër Vllaznia do të luajë ndeshjen e rradhës në Vlorë ndaj Flamurtarit. Një sfidë padyshim e vështirë megjithatë trajneri Ernest Gjoka është i bindur se nëse skuadra reagon ashtu si duhet, ajo nuk do dalë pa pikë nga kjo ndeshje. Një deklaratë të tillë ai e ka bërë për gazetarët në konferencën e sotme për shtyp. Lexoni më poshte të plotë të plotë konferencën e sotme:
-Nesër një përballje e vështirë ndaj Flamurtarit ka ndryshuar ndonjë gjë Vllaznia nga ajo humbje me Laçin?
Sigurisht që jemi munduar të punjmë fort. Ishte një humbje që nuk e prisnim edhe mund ta evitonim, por në futboll ndodh gjithçka. Tani na del për detyrë që të shkojmë në Vlorë, ndaj një ekipi që është ndër më të mirat e superligës Shqiptare që të arrijmë një rezultat pozitiv.
Ju përsonalisht keni patur probleme me klubin dhe drejtuesit e Flamurtarit. Sa mund të ndikojnë këto në tensionimin e situatës për takimin e nesërm?
Ato janë problemet e mija përsonale dhe nuk ka lidhje asapek me skuadrën. Unë nuk kam patur kurr probleme, janë vetëm çështje juridike. Gjithsesi nesër, nuk do të ndikoj fare një gjë e tillë.. është tjetër çështje. E rëndësishme që ne të jemi të qetë të shkojmë në Vlorë, për të bërë më të mirën.
Rezultat pozitiv do të thotë vetëm fitore apo edhe me një rezultat pozitiv do të jenë të kënaqur?
E rëndësishme është që në këto momente që jemi është qënga kjo fushë të dalim me diçka. Që të mos dalim pa gjë.
Po pësoni shumë gola. Keni menduar që të ndryshoni diçka në skuadër në këtë drejtim?
Po punojmë shumë për të korrigjuar difektet, po ndëshkohemi shpesh nga gabimet tona. E kemi thënë gjithmonë që kemi probleme në mbrojtje. Një nga problemet është edhe dëmtimi i Pjeshkës. Ai është një nga lojtarët kuç të skuadrës e kjo ka lënë edhe hapsirat mbrapa. Por gjithsesi unë besoj e shpresoj se ekipi do të bëjë më të mirën e mundshme e do të dalin patjetër nga kjo situatë ku jemi. Kjo nuk bëhet shpejt por edhe kohë nuk kemi në dispozicion, po ne do të mundohemi dhe ju kërkoj edhe juve të gjithë bashkë ta mbështesim skuadrën dhe të besojmë tek futbollistët tanë.
Ka mungesa Vllazia pr këtë takim. E do të do të ketë lëvizje në formacion?
Vetëm Pjeshka dhe Bardulla që sot në stërvitje nuk ia doli dot me problemin që ka në tendinë. Sigurisht që do të ketë ndryshim. Do të filloj nga fillimi Krymi që sëbashku me Tafilin do të bëjnë një mesfushë më të fortë dhe Hasani që do zhvendoset në të majtë.
Cila prisni ju që të jetë pika më e fortë e Vllaznisë, pas gjithë këtyre ndryshimeve në takimin me Flamurtarin?
Unë po mundohem të imponoj diçka në skuadër që e gjithë skuadra të fuksionoj siç duhet. Në një lojë futbolli dallimin nuk e bëjnë individër por ndryshiin do ta bëj grupi. Ne po imponohmi dhe po kërkojmë që të ndeyshojmë këtë tek skuadra.
Një problematik që i keni mëshuar sëtepërmi është edhe gjendja psikologjike e skuadrës dhe ngërçi psikologjik. A vazhdon që ky ngërç të jetë prezent sërisht tek Vllaznia?
të gjithë ekipet që ndodhen në pozitat që jemi ne një nga problemet është që të rikuperojnë anën psikologjike. Besojmë shënojmë dhe nuk arrijmë që të menaxhojmë situatat, madje si në rastin e fundit na kthehet edhe në krahin tjetër gjëja kryesore që është që të kuptojmë forcën e grupit. Nëse arrijmë që të kuptojmë këtë gjërat do të shkojnë më mirë. Por janë rezultatet ato që spo na lenë. Janë rezultatet një , është tifozi dy që normalisht ka shumë të drejtë. Janë kolegët e mi që çdo gjë e shofim jo mirë dhe të gjitha këto astaj kalojnë në trysni në skuadër. Prandaj kërkoj që me shumë dashamirësi e shumë repekt që të gjithë ta mbështesin skuadrën. është kollaj që të japin opinione, por në këto momente kërkohet që të jepet pozitivitet. Po ti bihet çdo gjëje vetëm për keq atëherë asgjë nuk shkon mbarë. Pra kërkojmë një mbështetje nga të gjithë faktorët që të kalojmë këto momente.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al