Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 34 72
2 KU 34 62
3 LU 34 53
4 PA 34 50
5 LA 34 50
6 FL 34 45
7 TE 34 43
8 KA 34 43
9 VL 34 38
10 LU 34 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4401
mod_vvisit_counterDje9125
mod_vvisit_counterKete jave13526
mod_vvisit_counterTe gjitha7241275

Lika: Unë besoj tek fitoja ndaj Kukësit, ftoj edhe tifozët në stadium

Shtyp pdf

Kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika është i bindur se ndaj Kukësit të premten skuadra e tij do të mundet të marrë në fitore e cila do të ishte në fakt shumë e rëndësishme për ecurinë e saj të mëtejshme në kampionat. Në një prononcim për mediat, mesfushori shkodran vlerëson përgatitjet e bëra si dhe lojtarët e ardhur nga merkatoja.

"Mendoj se gjendja e skuadrës është optimale sepse kemi zhvilluar një stërvitje intensive dhe ditët e fundit ndërkohë kemi filluar të mendojmë për sfidën e parë të këtij viti. bE konsiderojmë një ndeshje shumë të fortë megjithatë mezi presim ditën e premte për të dhënë maksimumin dhe shpresojmë për të marrë trepikëshin. Lojtarët që kanë ardhur besoj se e kanë forcuar shumë Vllazninë. Optimizmin për fitore e bazoj tek puna që kemi bërë në stërvitje, cilësia që ekipi ka brenda tij, tek grupi që është në skuadër. Ka shumë arsye për të besuar tek fitorja"- ka deklaruar ai. Ndërkohë, Lika gjithashtu beson se këtë herë nuk do të mungojë as mbështetja e tifozërisë shkodrane të cilët pritet të jenë më të shumtë në numër këtë herë në shkallët e stadiumit "Loro Boriçi" prandaj shton: "Shpresoj që tifozët të jenë të shumtë këtë rradhë në shkallët e stadiumit sepse dihet se nëse janë të shumtë, është një plus shumë i madh për Vllazninë, për të arritë tek fitorja. Normalisht që unë besoj tek fitorja dhe prandaj edhe tifozët duhet të besojnë tek ajo". Interesimi vërtetë duket më i madh këtë herë dhe ndërkohë nga klubi Vllaznia bëhet e ditur se shitja e biletave do të nisë nga ora 09.00 e paradites të së enjtes. Një nisje e mbarë e kësaj gjysme të dytë të kampionatit, do të ishte diçka shumë pozitive për kuqebutë dhe kjo është ajo që dëshirojnë të gjithë shkodranët.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al