Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 21 49
2 FL 21 36
3 KU 21 35
4 KA 21 32
5 LA 21 30
6 LU 21 28
7 PA 21 28
8 VL 21 22
9 TE 21 18
10 LU 21 10

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot111
mod_vvisit_counterDje8696
mod_vvisit_counterKete jave8807
mod_vvisit_counterTe gjitha6604563

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Shtyp pdf

KF Vllaznia bën të ditur se për shkaqe të ligjshme, ka ndërprerë kontratën e punës me futbollistin Charles Buaku Atsina. Lojtari në fjalë ka shkelur të gjitha pikat e kontratës sportive por edhe ato të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë duke mos e respektuar atë. Fillimisht duke u paraqitur me një javë vonesë në stërvitje. Ndonëse duhej të ishte në stërvitje me ekipin që me datë 4 janar, ai ka mberritur në Shqiperi mbrëmjen e datë 10 janar 2018 dhe është paraqitur në zyrat e klubit një ditë më pas. Një shkelje e rëndë kjo e kontratës sepse ekipi ndërkohë kishte udhëtuar drejt Malit të Zi për stërvitje. Në kushte të tilla, lojtari është autorizuar të dalë në stërvitje me ekipin B derisa ekipi i parë të kthehej nga Mali i Zi. Futbollisti në fjalë e ka refuzuar një gjë të tillë dhe më pas, pavarësisht qortimeve dhe kërkesës së vazhdueshme për të respektuar kushtet e kontratës që ai vetë ka firmosur, ka vijuar të mos dalë në stërvitje me ekipin B ashtu siç u autorizua. Pas disa paralajmërimeve të bëra, KF Vllaznia duke respektuar të gjitha rregulloret e FSHF, UEFA  e FIFA, ka vendosur të ndërpresë në mënyrë të njëanshme kontratën me të. Vendimi i është bërë i ditur vetë sportistit por edhe autoriteteve përkatëse. Kësisoj, Charles Buaku Atsina nuk është më futbollist i Vllaznisë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al