Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 2 6
2 DI 2 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot10288
mod_vvisit_counterDje11324
mod_vvisit_counterKete jave57155
mod_vvisit_counterTe gjitha8397415

Akademia Vllaznia, dy fitore edhe ndaj ekipeve respektive të Partizanit

Shtyp pdf

Një javë e mbarë ka qenë ajo e 13-ta e kampionatete të moshave për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ato kanë luajtur sërish në Shkodër ndeshjet e tyre dhe kundërshtarët këtë herë kanë qenë ekipet e Partizanit. Kuqeblutë 19 vjeçarë kanë fituar me rezultatin 2-1 ndërsa 17 vjeçarët kanë fituar me rezultatin 2-0. Dy fitore këto me mjaft vlera për ecurinë e mëtejshme të tyre në kampionat. 2-1 në kupë, 2-1 në kampionat. Vllaznia nuk ndalet ndaj Partizanit duke e mundur këtë skuadër dy herë brenda pak ditësh. Fitorja e kampionatit ka ardhur pasditen e sotme në ndeshjen e luajtur në "Reshit Rusi". Ajo është dominuar nga kuqeblutë që kësisoj kanë marrë suksesin e rradhës. Në pjesën e parë ka qenë Qardaku ai që ka shënuar golin e parë duke kaluar në avantazh Vllazninë. Në pjesën e dytë ndërkohë ka ardhur goli i dytë me autor sulmuesin Ildi Gruda. Në 10 minutat e fundit, Partizani ka arritur të shënojë një gol por që nuk ka mjaftuar për asgjë sepse kuqeblutë e trajnerit Zmijani kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1.Vllaznia me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 28 pikëve duke qenë tashmë vetëm një pikë larg Partizanit. Padyshim që ecuria e këtij ekipi në javët e fundit ka treguar se tashmë kjo skuadër është vërtetë pretendente jo vetëm për fitimin e Kupës së Shqipërisë por edhe për titullin kampion.
Me dy gola të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes, Vllaznia U-17 ka marrë një tjetër fitore në kampionat dhe vazhdon të kryesojë renditjen. Ndeshja e zhvilluar paraditen e sotme në fushën sportive "Reshit Rusi", është dominuar nga kuqeblutë por ata vetëm në pjesën e dytë kanë arritur të shënojnë. Rezultati është zhbllokuar në minutën e 60-të teksa ka qenë mbrojtësi Krymi që ka shënuar. Ndërkohë në minutën e fundit të ndeshjes, do të shënonte golin e dytë Torishta. Vllaznia U-17 kësisoj ka fituar 2-0 ndaj Partizanit. Me këtë fitore, ekipi shkodran është ngjitur në kuotën e 34 pikëve duke mbajtur vendin e parë, i shkëputur nga ekipet e tjera. Kjo ka qenë fitorja e 11-të për të ndërkohë që edhe golaverazhi është shumë i mirë, 35 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al