Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 2 6
2 DI 2 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot10455
mod_vvisit_counterDje11324
mod_vvisit_counterKete jave57322
mod_vvisit_counterTe gjitha8397582

Analiza post- Teuta. Skuadra ka besim tek vazhdimësia e rezultateve pozitive

Shtyp pdf

Pasditen e së mërkures ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar analizën e ndeshjes së rradhës, asaj të fituar ndaj Teutës me rezultatin 2-0. Siç ndodh zakonisht, në të përveç futbollistëve dhe stafit teknik ka marrë pjesë edhe administratori i klubit, z. Astrit Gjyrezi. Ky i fundit ka vlerësuar skuadrën për fitoren e arritur ndaj Teutës por nga ana tjetër, ka theksuar se ajo ka ende për t'u përmirësuar në lojën e saj.

Administratori Gjyrezi u ka kërkuar futbollistëve të mos e ulin ritmin e punës, të vlerësohet maksimalisht çdo ndeshje e rradhës sepse kampionati po bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe rezultatet pozitive duhet të vazhdojnë pasi asgjë nuk është arritur. Kanë diskutuar edhe disa nga titullarët e skuadrës të cilët edhe vetë e kanë pranuar se Vllaznia nuk ka bërë ndeshjen e saj më të mirë por në këto momente e rëndësishme marrja e pikëve e cila ka ngrohur të gjithë. Ndërkohë trajneri Ernest Gjoka ka vlerësuar fitoren por ka vazhduar të jetë kërkues ndaj futbollistëve sepse ata i pret një sfidë edhe më e vështirë këtë javë ndaj Luftëtarit. Konkluzioni i analizës ka qenë se Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të marrë pikë edhe në Gjirokastër dhe me këtë objektiv do të shkojnë atje.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al