Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4908
mod_vvisit_counterDje7237
mod_vvisit_counterKete jave52847
mod_vvisit_counterTe gjitha7533923

Vllaznia U-19 fiton Kupën e Shqipërisë. Mund 4-0 Shkëndinë në finale

Shtyp pdf

Pas titullit kampion të sezonit të kaluar, Vllaznia U-19 shpallet edhe fituese e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon. Ka ndodhur kështu, pas fitores në ndeshjen finale ndaj Shkëndisë së Tiranës. Madje, në “Elbasan Arena”, kuqeblutë kanë fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj kundërshtarit duke treguar më së miri dominimin në fushë dhe meritimin e këtij trofeu. Pas minutave të para disi të barabarta, fati I ndeshjes do të vendosej në minutën e 23-të. Një nga mbrojtësit e Shkëndisë do të ndalte me dorë topin e goditur nga Gruda dhe që po shkonte drejt rrjetës. Arbitri I takimit ka treguar pikën e bardhë të 11-metërshit dhe po ashtu edhe karton të kuq për mbrojtësin tiranas. Nga pika e bardhë, sulmuesi Gruda do të tregohej I saktë duke shënuar. Shtatë minuta më vonë, Qardaku do të shënonte golin e dytë me një goditje të shkëlqyer pas krosit të ardhur nga e djathta prej Fikajt. Ky I fundit ndërkohë, në minutat shtesë të pjesës së parë të ndeshjes, do të shënonte edhe golin e tretë. Me fitoren e thellë 3-0 do të mbylleshin 45 minutat e para të kësaj ndeshje. Në të dytat, kuqeblutë e trajnerit Zmijani mundohen të administrojnë rezultatin megjithatë në minutën e 72-të do jetë Lisaj që do ta dërgonte sërish topin në rrjetë duke shënuar golin e katërt. Pas këtij goli nuk do të kishte më zhvillime në fushë sepse të dyja skuadrat pajtohen me rezultatin e arritur. Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, në kampin shkodran ka shpërthyer festa ndërkohë që emocionet më të mëdha janë përjetuar në momentin e dorëzimit të kupës nga sekretari i pergjithshem i FSHF-se, z. Ilir Shulku, në duart e kapitenit Rahova. Vllaznia U-19 kësisoj tregon edhe njëherë tjetër se vazhdon të dominojë me këtë grupmoshë duke fituar çdo trofe të mundshëm që akordohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

© vllaznia.al

 


Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al