Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4268
mod_vvisit_counterDje7774
mod_vvisit_counterKete jave4268
mod_vvisit_counterTe gjitha7541057

Berisha i vendosur: Fitojmë ndaj Flamurtarit

Shtyp pdf

Vllaznia patjetër që do të synojë dhe do të arrijë të fitojë ndaj Flamurtarit në ndeshjen e rradhës. Kjo është deklarata e bërë sot në konferencën për shtyp të pragndeshjes nga futbollisti i saj, shqiptari i Maqedonisë Sedat Berisha. Ai ndër të tjera thotë se Vllaznia nuk e ka mendjen tek rivali i saj Teuta por thjesht duhet të bëjë mirë detyrat e saj.

"Jemi duke përgatitur ashtu si duhet për këtë ndeshje dhe padyshim që besojmë vetëm tek fitorja. Vërtetë duket se ka presion tek Vllaznia por ky presion është vetëm nga jashtë sepse brenda në skuadër situata është shumë e mirë. Kemi një kolektiv të shkëlqyer dhe besoj se edhe rezultatet do të vijnë. Në ndeshjet e para ndoshta kemi patur pak probleme në mbrojtje sepse duhej të ambjentoheshim me njëri- tjetrin por besoj se nga ndeshja në ndeshje, do të rritemi dhe do të vijnë edhe rezultatet e duhura.
Vllaznia nuk është për këtë pozicion ku ndodhet tani. Sa i takon Teutës, nuk na intereson fare se çfarë bën sepse na intereson vetëm ekipi jonë dhe ecuria jonë"- është shprehur ai. Kjo ka qenë intervista e tij e parë që prej momentit të ardhjes tek skuadra shkodrane dhe Berisha shprehet i lumtur për pritjen që i është bërë dhe ka premtuar të bëjë maksimumin për Vllazninë. "Vërtetë ky është prononcimi im i parë për mediat që kur kam ardhur në Shqipëri dhe dua të them se më kanë pritur jashtëzakonisht mirë të gjithë, trajneri, shokët e ekipit, tifozët. Këtu kampionati është më i fortë se në Maqedoni por besoj se jam përshtatur shumë mirë dhe do të bëj maksimumin tim që skuadra të arrijë rezultatet e duhura"- është shprehur Sedat Berisha.
© vllaznia.al

 

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al