Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 2 6
2 DI 2 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot9801
mod_vvisit_counterDje11324
mod_vvisit_counterKete jave56668
mod_vvisit_counterTe gjitha8396928

Vllaznia analizon ndeshjen me Flamurtarin nis përgatitjet për Kamzën

Shtyp pdf

Pasditen e sotme ekipi i Vllaznisë i është rikthyer sërish stërvitjes duke nisur në këtë mënyrë përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Kamzën. Ndërkohë, përpara nisjes së saj, ashtu siç ndodh zakonisht, është zhvilluara analiza e ndeshjes së mëparshme, asaj me Flamurtarin. I pranishëm ka qenë edhe administratori i klubit z. Astrit Gjyrezi i cili në fjalën e tij para skuadrës i ka falenderuar futbollistët dhe stafin teknik jo vetëm për fitoren e arritur por edhe për lojën e bukur të zhvilluar ndaj skuadrës vlonjate. Por nga ana tjetër, ka kërkuar nga futbollistët të mos e ulin ritmin e punës dhe të mos kalojnë në vetëkënaqësi përpara ndeshjes së rradhës sepse kjo do të sillte shumë probleme. Më pas, ka marrë fjalën trajneri Gjoka i cili pasi është ndalur tek ndeshja me Flamurtarin, përveç anëve pozitive që janë shfaqur, është ndalur edhe tek dobësi që ka patur skuadra si në minutat e para të ndeshjes ashtu edhe në të fundit. Numri 1 i skuadrës ka kërkuar nga futbollistët ta harrojnë çfarë ka ndodhur me vlonjatët sepse ajo tashmë është histori e kaluar dhe të mendojnë për sfidën e rradhës. Padyshim që sipas tij, kemi të bëjmë me një takim shumë të vështirë dhe të tillë në fakt e kanë konsideruar edhe disa nga titullarët e ekipit si Lika, Sukaj, Vucaj e Malota. Futbollistëve ndërkohë u është bërë e ditur se nuk do të kenë asnjë kontakt me gazetarët në këtë pragndeshje dhe i vetmi prononcim për ta do të jetë konferenca e shtypit që do të zhvillohet ditën e premte. Pas kësaj analize, ekipi ka dalë në fushën e stërvitjes duke nisur punën për takimin e së shtunës ku padyshim që do të kërkohet rezultat pozitiv.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al