Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot851
mod_vvisit_counterDje9838
mod_vvisit_counterKete jave48346
mod_vvisit_counterTe gjitha7763475

Vllaznia U-19 fiton sërish ndaj Shkëndisë. Ngjitet në vendin e dytë

Shtyp pdf

Pas fitores në finalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia U-19 e ka mundur sërish ekipin e Shkëndisë së Tiranës. Këtë herë për kampionat, në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Kamëz. Ka qenë një takim shumë përcaktues për fatet e skuadrave që do të vazhdojnë më tej garën në play-off dhe Vllaznia me fitoren 2-0 të arritur sot, ka hedhur një hap të rëndësishëm për arritjen e këtij objektivi. Pjesa e parë është fituar me meritë nga kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani me rezultatin 1-0. Ka qenë pikërisht minuta e fundit e kësaj pjese, momenti kur mesfushori Alfons Kulla ka shënuar golin shumë përcaktues.
Në pjesën e dytë ndërkohë ka qenë sulmuesi Ildi Gruda ai që ka shënuar golin e dytë dhe të sigurisë së fitores. Vllaznia U-19 në këtë mënyrë me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 37 pikëve, ndërkohë që Partizani është në vend të parë me një pikë më shumë. Shkëndia sakaq është në vendin e tretë tashmë pas kësaj humbje dhe duket disi më larg në garën për titullin kampion.
Ndërkohë Vllaznia U-17 pas shumë e shumë javësh kryesim të kampionatit, sot është detyruar t'ia lëshojë vendin e parë Tiranës. Ka ndodhur kështu pas barazimit të saj në ndeshjen e luajtur në Tiranë ndaj Shkëndisë, në fund të së cilës është fiksuar rezultati i barabartë 1-1. Duhet thënë se pjesa e parë ka qenë e dominuar nga futbollistët kuqeblu të cilët kanë shënuar edhe të parët me anë të mesfushorit Olsi Mali që në minutën e 10-të. Por kur pritej që ky gol t'i jepte qetësinë e duhur shkodranëve për administrimin e ndeshjes, në minutën e 26-të ka ardhur goli i barazimit për vendasit. Autor i tij do të ishte Arsildo Gjeta. Pas këtij goli, pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve nuk do të kishte gola të tjerë dhe për pasojë, pjesa e parë do të mbyllej në barazim 1-1. Në pjesën e dytë pavarësisht përpjekjeve për të shënuar golin e fitores, futbollistët e Vllaznisë nuk ia kanë dalë dhe për rrjedhojë i gjithë takimi është mbyllur në barazim.  Një rezultat që i kushton kuqebluve lëshimin e vendit të parë në renditje.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al