Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot7279
mod_vvisit_counterDje9026
mod_vvisit_counterKete jave44936
mod_vvisit_counterTe gjitha7760065

Gjoka: Unë besoj tek skuadra. Mund t'ia dalim edhe në Kukës

Shtyp pdf

Një ditë para ndeshjes së rradhës, asaj që do të luhet pasditen e së hënës në Kukës, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka në konferencën e zakonshme për shtyp, është shprehur entuziast për vazhdimin e rezultateve pozitive. Duke folur para gazetarëve, ai është ndalur edhe tek mungesat që do ketë skuadra por sipas tij, ata që do të luajnë në fushë do të japin maksimumin e tyre.

Ja përgjigjet e plota të numrit 1 të pankinës shkodrane në konferencën për shtyp:

Profesor një javë e vështirë kjo e pragndeshjes me Kukësin?
Po sigurisht që kjo javë ishte një javë e vështirë. Ne kemi patur të gjithë javët. E vështirë nisur nga situata ku edhe jemi, por ky takim që kemi nesër përballë ekipit të Kukësit kampion i vendit dhe për më tepër në transfertë, ku edhe skuadra ka disa probleme të gjitha këto shtojnë vështirësinë.
Çështja Malota, sa e ka vështirsuar punën për ju?
është një problem shumë i madh. Jemi shmë të shqetësuar është jë gjendje kaotike që nuk dimë se çfarë të themi, por dimë të themi vetç një gjë se na mungon një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit në repartin e mbrojtjes.
Keni një kontakt me avokatin e Malotës, për ndonjë shans që të rikthehet shpejt?
Jo nuk kam asnjë kontakt për hirë të së vertetës dhe pres që të rikthehet sa më shpejt.
E prish sistemin e ekipit dhe planet tuaja mungesa e tij, por edhe mungesat e tjera?
Sigurisht që e prish pasi kishim krijuar një stabilitet dhe një ekuilibër në mbrojtje dhe Malota ishte lider i saj. Gjithsesi do të mundohemi të ecim përpara pasi ky është një moment i vështirë që i ndodh çdo skuadre. Ta kthejmë dhimbjen në forcë dhe të shikojmë përpara.
Vllaznia ka treguar se di ta ndalë Kukësin?
Do të mundohemi të bëjmë maksimumin.Për hirë të së vërtetës sesps, takimi i fudit që kishin në fazën e dytë nuk shkoj mirë. Ishte një takim që na dëmtoi shumë, jovtemë nga ana e pikë por edhe moralisht. Por ne jemi ngritur dhe kjo ndeshja e nesërme shpresoj të jetë ndryshe. do të etë ndryshe është se unë atë fushë e njof shumë mirë. Për 35 javë vjet ajo fushë më ka sjellë shumë kënaqësi dhe e di sesi është si mentalitet. Nëse dimë që të bëjmë detyrat mirë dhe do të jemi riguroz dhe të fortë të uritur për atë që do të kërkojmë mund të arrijmë atë që duam.
Në takimin e fazës së parë keni ditur ta ndalni Kukësin  madje duke qenë në avantazh edhe të dy golave?
Sigurisht që çdo ndeshje ka momentet e veta të mira apo të këqija, por unë mbaj mend takimin e dytë me Kukësin atë që humbën në Shkodër. Nuk mbaj mend rezultatet pozitive pasi humbjet të bëjnë të mendosh dhe punosh që të rregull gjithçka.
Objektivi i kësaj Vllaznie është që të mbaj diferencën me Teutën, apo do të tentoni të kapni edhe ndonjë skuadër tjetër në luftën për mbijetesë?
Unë vazhdoj dhe këmbengul që Teuta është një rrezik konstant. Një skuadër që unë nuk e shof si një skuadër që do të jetë për të rënë nga superliga, ështu që do të kërkojmë për të kap skuadrat e tjera. Për mua Teuta është një rrezik shumë i madhe për ne.
Do t'iu kënaqte në këtë takim me Kukësin edhe një pikë?
Në një ndeshje në transfertë përballë në ekipi kampion do të na kënaqte çdo gjë, përveç humbjes.
Do të jenë të gatshëm pjesa më e madhe e lojtarëve të dëmtuar apo mbetet e njëjta situatë?
Unë mendoj se Vucaj nuk duhet që të sakrifikoj, Krymi po mundohet që të jete i gatshëm dhe këtu duhet që të falenderoj shumë stafin mjeksor që ka bërë maksimumin për Berishën për Gocajn, por edhe për Krymin. Ndërsa Erioni (Vucaj), nuk ja del dot pasi po ta marrin dhe ta fusim në lojë, do të rezikonte që të rrinte një kohë të gjatë i dëmtuar, por gjithsesi mendoj se të tjerët janë në dispozicion 100 %.    Diçka për incidentin e ndodhur ndaj ekipit të Vllaznisë B?
Unë jam i botës së sportit dhe më vjen shumë turp kur dëgjoj të tila situata. Unë uroj  që të themi që të jetë e fundit, por mesa duket s'paska kurr fund. Por unë uroj që të jetë një dorë e fortë dhe këto gjëra nëse janë të vërteta të merret masë njëherë e përgjithmonë. Nëse nuk shpëtojmë nga këto lloj situatash do të vazhdojmë të jemi në një vorboll shumë të shëmtuar dhe nuk do të ketë kurr fjalë për futboll.
© vllaznia.al


Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al