Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 29 66
2 KU 30 55
3 LU 30 47
4 PA 29 45
5 FL 30 43
6 LA 30 43
7 KA 30 37
8 VL 30 33
9 TE 30 33
10 LU 30 10

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3353
mod_vvisit_counterDje8836
mod_vvisit_counterKete jave40715
mod_vvisit_counterTe gjitha7007184

Vllaznia ndalet nga Kukësi, edhe me "ndihmën" e arbitrit

Shtyp pdf

Ecuria positive e Vllaznisë në ndeshjet e fundit është ndalur pasditen e së hënës në Kukës teksa është mundur nga skuadra vendase me rezultatin 2-0. Një rezultat në të cilin padyshim që ka ndikimin e vet edhe arbitrimi i kësaj ndeshje.Tek shkodranët u ndien edhe mungesat në formacion. Humbja e sotme padyshim që do ta vështirësojë edhe më shumë ecurinë e kuqebluve në kampionat. Në minutat e para të ndeshjes është Vllaznia që qarkullon topin dhe madje në minutën e 3-të, Sukaj vë në provë Frashërin me një gjuajtje të fortë jashtë zone. Pas minutës së 15-të, Kukësi sikur "zgjohet". Pesë minuta më vonë është Ymeraj që me kokë është shumë pranë golit. Në minutën e 24-të Guri gjuan nga jashtë zone dhe Sherri fluturon duke e grushtuar topin jashtë vijës fundore.
Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 34-të. Arbitri Hamiti akordon një goditje dënimi shumë të kontestuar nga shkodranët në hyrje të zonës së tyre.
Topi shkon në zonë tek Shameti që e godet me kokë dhe i devijuar edhe nga Berisha, ai përfundon në rrjetë. y minuta më vonë  është Kalaja që me kokë mund të rrezikonte seriozisht por gjuan jashtë. Në minutën e fundit të pjesës së parë ka një mundësi të mirë Sukaj por gabon në gjuajtje. Pjesa e parë kësisoj mbyllet me fitoren 1-0 në favor të Kukësit. Pjesa e dytë nis me një agresivitet më të madh të shkodranëve ndërkohë që në minutën e 63-të Sukaj pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës së rreptësisë por arbitri Hamiti nuk akordon 11-metërsh.
Në minutën e 67-të është Ribaj që me një gjuajtje nga jashtë zone rrezikon seriozisht portën e Kukësit. E kur presioni I Vllaznisë po shtohej, në minutën e 77-të pas një kundërsulmi të shpejtë, Kukësi shënon edhe golin e dytë me anë të Musollit. Minutat e mbetura nuk do të dhurojnë asgjë me përjashtim të kartonit të kuq të panevojshëm për Sukajn por edhe i diskutueshem. Përfundimisht 2-0 për vendasit.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al