Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot6719
mod_vvisit_counterDje7740
mod_vvisit_counterKete jave61224
mod_vvisit_counterTe gjitha8017327

Vllaznia U-19 nuk ndalet. Arrin fitoren e 15-të rradhazi

Shtyp pdf

Kalendari i javës së parë të fazës së tretë të kampionateve të moshave, ka dhuruar dy sfida në Shkodër për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ekipi U-19 ka pritur atë të Internacional dhe e ka mundur me rezultatin 2-1 ndërsa ai U-17 ka luajtur me ekipin e Akademisë së Futbollit dhe ka barazuar 1-1. Padyshim që ecuria e 19 vjeçarëve shkodranë në gjithë këto javët e fundit ka qenë shumë e mirë dhe dje kanë arritur fitoren e rradhës.

Këtë herë ndaj ekipit të Internacionalit dhe në fund të 90 minutave të luajtur në “Reshit Rusi” është sigluar rezultati 2-1.Ndeshja nuk ka nisur mirë për ekipin vendas. Që në minutën e tretë ka qenë ekipi i Internacionalit që ka shënuar me anë të Jovanit. Një gol që ka befasuar futbollistët e Vllaznisë të cilët pavarësisht përpjekjeve, e kanë patur të vështirë të shkojnë tek goli.Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e miqve. Por në fillimin e së dytës, kuqeblutë kanë shënuar golin e barazimit me anë të kapitenit Rahova ndërsa 10 minuta më vonë, ka qenë Stafa ai që ka shënuar golin e dytë dhe të fitores për ekipin e tij. Përfundimisht 2-1 për Vllaznia U-19 që vazhdon të kryesojë me meritë renditjen e grupit A të këtij kampionati.Sakaq për ekipin U-17 janë rikthyer sërish oshilacionet në ecurinë e tij në kampionat. Ka ndodhur edhe në ndeshjen e rradhës ku ndonëse luante ndaj një prej ekipeve më të dobëta të kampionat, sërish nuk ka shkuar më lart se barazimi. Madje edhe atë e ka arritur në minutat e fundit të ndeshjes kur mesfushori Olsi Mali do të shënonte golin e barazimit sepse më parë kishin shënuar miqtë nga Tirana. përfundimisht 1-1 dhe Vllaznia U-17 vazhdon të mbajë vendin e dytë në renditje por tashmë e shkëputur 6 pikë nga Tirana e vendit të parë ndërkohë që ruan distancën prej 8 pikësh me Kukësin e vendit të tretë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al