Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3608
mod_vvisit_counterDje8017
mod_vvisit_counterKete jave21346
mod_vvisit_counterTe gjitha7502422

Renato Malota i bashkohet ekipit të Vllaznisë në stërvitje

Shtyp pdf

Futbollisti Renato Malota pasditen e sotme ka qenë i pranishëm në fushën stërvitore të ekipit të Vllaznisë. Pas një mungese disaditore për shkak të disa problemeve personale, ai tani e tutje do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve në stërvitje. Do të ndodhë kështu pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë e cila ditën e sotme ka marrë vendimin për "hetim në gjendje të lirë" të tij.

 

Malota ka mbërritur në fushën e Golemit në momentet kur stërvitja kishte filluar dhe padyshim që të gjithë janë gëzuar kur e kanë parë. Administratori Gjyrezi, trajneri Gjoka dhe gjithë pjestarët e tjerë të ekipit, janë përshëndetur me të me shumë përzemërsi.

Vetë lojtari në një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të klubit ka thënë: "Sot Gjykata vendosi për hetim në gjendje të lirë ndaj meje ngaqë nuk kishte fakte të mjaftueshme për mua. Një vendim që ka ardhur ngaqë u konstatua se unë personalisht nuk kam asnjë firmë të hedhur në asnjë dokument për të cilin jam akuzuar dhe po ashtu, edhe çertifikata e pronësisë nuk është tërhequr nga institucionet përkatëse. Po vërtetohet ajo që kam thënë prej fillimit se unë jam i pafajshëm në gjithë këtë histori. Sot erdha sa për të takuar drejtuesit dhe shokët e ekipit dhe nesër do të jem në stërvitje dhe në dispozicion të stafit teknik".

© vllaznia.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al