Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot6997
mod_vvisit_counterDje6851
mod_vvisit_counterKete jave47699
mod_vvisit_counterTe gjitha7528775

Ekipi i Vllaznisë pjesë e fushatës sensibilizuese për autizmin

Shtyp pdf

Ekipi i Vllaznisë i është bashkuar sot fushatës së sensibilizimit që ka nisur në gjithë vendin për fëmijët autikë. Nën moton "Autizmi flet, është koha për të dëgjuar", futbollistët e Vllaznisë sot u kanë dhuruar emocione fëmijëve autikë të shkollës speciale "3 Dhjetori".

Ka qenë një aktivitet shumë domethënës ai i zhvilluar paraditen e së enjtes në ambjentet e stadiumit "Loro Boriçi" nga kjo shkollë në bashkëpunim me KF Vllaznia si dhe me Zyrën Rajonale të FSHF-së në Shkodër. Futbollistët kuqeblu kanë veshur fanellat e kësaj fushate, kanë firmosur një top për t'ua dhuruar këtyre fëmijëve dhe më pas, për disa minuta kanë luajtur sëbashku futboll duke u dhuruar shumë emocione e kënaqësi këtyre fëmijëve. Kanë qenë momente shumë të bukura kur fëmijët autikë shënonin gola në portat që mbroheshin nga Sherri e Selimaj dhe padyshim që ata do t'i mbajnë mend gjatë këto momente. Në fund, ka qenë trajneri Gjoka që ka ndarë edhe çertifikata për të gjithë fëmijët pjesmarrës në këtë aktivitet. Padyshim që një veprimtari e tillë duhet të shërbejë për rritjen e vetëdijes së publikut dhe atë të shtetit për më shumë vëmendje dhe mbështetje ndaj individëve të prekur nga ky çrregullim. Ekipi i Vllaznise në fakt edhe sezonet e kaluara ka qenë pjesë e fushatës sensibilizuese për këta fëmijë dhe padyshim që do të jetë edhe në të ardhmen, për t'iu gjendur sa më pranë atyre. Duke folur në lidhje me këtë aktivitete të sotëm, kapiteni Lika është shprehur kështu për mediat: "Besoj se është detyrë e gjithësecilit prej nesh të solidarizohet me këtë pjesë të shoqërisë. Kur mora vesh se do isha pjesë e këtij aktiviteti, isha shumë i lumtur dhe e bëra me shumë dëshirë këtë gjë. Të njëjtën ndjesi kanë patur edhe gjithë pjestarët e tjerë të Vllaznisë që ishin të pranishëm. Thirrja ime është se të gjithë ne duhet të bëjmë shumë më tepër për këtë pjesë të shoqërisë. Gjithësecili prej nesh duhet të japë kontributin e tij. Nëse në Shqipëri dhe në botë do të ekzistonte ndjesia e të bërit mirë dhe e ndihmës për njëri- tjetrin, besoj se nuk do të kishte uri në botë. Nuk do të kishte njerëz me probleme në botë ose problemet e tyre do të zvogëloheshin në maksimum".
© vllaznia.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al