Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2319
mod_vvisit_counterDje7740
mod_vvisit_counterKete jave56824
mod_vvisit_counterTe gjitha8012927

Vllaznia "bën detyrën", fiton 4-0 ndaj Lushnjës

Shtyp pdf

Vllaznia ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 në ndeshjen e rradhës, atë ndaj Lushnjës të zhvilluar pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”. Një tjetër trepikësh ky me shumë vlerë, me të cilin e çojnë në tre pikë diferencën me Teutën ndjekëse e cila është ndalur me një barazim 0-0 në Gjirokastër. Sa i takon ndeshjes së Shkodrës, kuqeblutë e kanë nisur atë me gol. Në minutën e 6-të, Vucaj nis një top pas shpinës së kundërshtarit për Sukajn që nuk fal dhe shënon golin e parë për skuadrën e tij. Nëntë minuta më vonë përsëritet e njëjta gjë.

Tjetër top i gjatë, këtë herë për Ribajn i cili shënon në portën e Spahos. Vllaznia e ka nisur kësisoj në mënyrën më të mirë të mundshme këtë ndeshje dhe pas këtyre dy golave administron siç duhet rezultatin. Por kur mendohej se në pjesën e parë nuk do kishte gol tjetër, vjen mrekullia e Sukajt. Ai merr një top në hyrje të zonës së tij, kalon një kundërshtar dhe ndonëse gati bie në tokë, ngrihet dhe gjuan fluturimthi nga plot 60 metra duke parë edhe daljen e portierit lushnja dhe topi përfundon në rrjetë. Një mrekulli e këtij suksesi që duket se ka lindur për të bërë gjëra të veçanta.

Pjesa e parë kësisoj mbyllet 3-0. E dyta nuk do të dhurojë emocione të veçanta. Miqtë mundohen të shënojnë golin e nderit por ndalen nga portieri Sherri. Në minutat e fundit, trajneri Gjoka i jep disa minuta edhe sulmuesit të ri Pusi të cilit i mjaftojnë dy minuta për të shënuar golin e tij të parë dhe njëkohësisht të katërtin për Vllazninë në këtë ndeshje. Njëkohësisht edhe të fundit sepse deri në fund pastaj nuk do ketë asnjë gjë tjetër. Kuqeblutë marrin një trepikësh tjetër dhe tashmë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojnë këtë ecuri edhe në tetë ndeshjet e mbetura në mënyrë që të arrijnë objektivin që kanë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al