Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4205
mod_vvisit_counterDje7091
mod_vvisit_counterKete jave4205
mod_vvisit_counterTe gjitha7290744

Gjoka: Unë besoj ende, Vllazninë e shoh sërish në Superligë

Shtyp pdf

Tre javë para fundit llogaritë në pamje të parë nuk i dalin. Vllaznia që ai drejton, është shumë e rrezikuar për rënien nga Superliga megjithatë Ernest Gjoka ende beson tek mbijetesa. E ka thënë këtë gjë edhe në konferencën e sotme për shtyp, pikërisht në prag të ndeshjes me Partizanin.


Lexoni më poshtë, përgjigjet e pyetjeve të bëra nga gazetarët:

Profesor si e shikoni takimin e nesërm ndaj Partizanit?

Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe tepër domethënëse përsa i përket vazhdimësisë.
Çfarë do të ndyshoni në skuadër për këtë takim?

 

Mund të them se nëse do të arrijmë që të shënojmë, atëherë gjërat do të lëvizin pozitivish në këtë takim. Ne po mendojmë që në këtë takim të arrijëm vetëm fitoren dhe të mos kemi asnjë rezultat tjetër Nuk më intereson çfarë i kemi bërë ne Partizanit apo çfarë na kanë bërë të tjerët.Në këtë takim na intereson veç një gjë që është fitorja.

Gjeni përballë një skuadër që edhe ajo ka problemet e veta...
Partizani ka shumë lojtarë dhe mund të them se ato lojtarë që do të hedhë në fushën e lojës janë lojtarë cilësorë.Por kjo ka pak rëndësi për ne, është e rëndësishme që ne të sakrifikojmë shumë të vrapojmë shumë në mënyrë që të arrijmë fitoren.

Do të ketë Vllaznia mungesa?Jo, të gjithë janë bërë gati për këtë sfidë, por përsa i përket formacionit do të jenë zgjidhjet taktike që do të vendosë kush do të jetë në fushë.

Si është gjendja psikologjike e lojtarë?
Sigurisht që nuk është më e mira e mundshme, pasi mund të themi se kemi patur vetëm dy ditë kohë për këtë takim. Por ne duhet që të dalim mbi veten dhe të japim maksimumin për të arritur atë kërkojmë.Në Shkodër nuk ka shumë optimizëm përsa i përket një qendrimi në superiore, por mesazhi juaj dhe ajo që ju edne besinimi mund të kenë ndikimin e vete pozitiv? Unë kam qenë i gatshëm përgjatë gjithë kohës që të mbaj skuadrën me optimizëm dhe ta mbaj me moral.

Por nga ana tjetër skuadra nuk ka qenë gjatë gjithë kohës me këtë optimizëm...Shkodra ka të drejtë që është në këtë situatë dhe nuk beson, por e rëndëishme është në fund ne t'ia dalim.

Jo gjithçka varet nga këmbet tuaja. As 9 pikë nuk mund të bëjnë, nëse skuadrat e tjera që luajnë ndaj Kamzës nuk do të arrijnë që ta ndalin këtë ekip?
Nuk mund t’i themi asnjë skuadre që luani dhe fitoni për ne. Po desh Zoti që kundërshtari të rrëshqasë dhe ne të bëjëm më të mirën tonë atëherë mund të qëndrojmë.Nese ne do të arrijmë që të marrim nesër një tre pikësh atëherë mund të themi se ende shpresojmë që të jemi në objejtivat tona.
Ke keni ju rival kryesor, Kamzën apo Teutën?

Mendoj se Kamza është rivali ynë kryesor. Jeni shumë optimist profesor, ka një shkak ky optimizëm? Ngarkesa e madhe psikologjike është përtej optimizimit, por ato djem që kemi që janë edhe lokomotiva e skuadrës do të dijë që të bëjmë më të mirën dhe të nxjerrin këtë skuadër nga ngërçi ku është përfshirë.
Shpresojmë që të mos ndodhë që Vllaznia të bjerë nga superliga, por nëse po a do të ketë një falje të madhe publike nga ana juaj?
Unë nuk shkoj me në qoftë se, unë mendoj se çfarë jemi tashti. Tani unë mendoj dhe luftoj për të siguruar mbijetesën, për këtë arsye për të cilën unë kam ardhur që në fillim. Ne po luftojmë deri në fund.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al