Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 3 9
2 DI 3 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot11042
mod_vvisit_counterDje14547
mod_vvisit_counterKete jave83266
mod_vvisit_counterTe gjitha8423526

Prezantohet drejtori i klubit, Firat: Objektivi afatshkurtër, rikthimi i Vllaznisë në Superligë

Shtyp pdf

Ashtu siç ishte premtuar, paraditen e së mërkurës është prezantuar drejtori i ri sportiv i Klubit të Futbollit Vllaznia. Para gazetarëve ai ka shpalosur platformën e punës së tij dhe ka shprehur besimin se gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt në mënyrë që skuadra të kthehet në vendin që i takon.

“Kam qenë para 5-6 vitesh në Shkodër, është një qytet i bukur. Gjithashtu di që është një qytet futbolli, kudo flitet për të dhe shoh që ky është një element i rëndësishëm. Gjithashtu kam parë që është një situatë e trishtueshme. Normalisht ka një situatë negative për shkak se ekipi është në Kategorinë e Parë. Ky është hapi i parë që duhet të ndërmarrim dhe ta ndryshojmë këtë situatë. Të gjithë duhet të punojmë bashkërisht, edhe media ka një rol të rëndësishëm për të krijuar një atmosferë pozitive. Kam folur me administratorin çfarë duhet të bëjmë dhe plani afatshkurtër është të kthehemi në elitë, pastaj kemi planin afatgjatë. Përmes këtij plani duam të shfrytëzojmë kapacitetet e zonës, që ka lojtarë të talentuar. Pse jo të mos marrim më pas pjesë në kupat e Europës. Kjo është ajo çka kemi në letër. Kisha menduar se do ishte e lehtë, por tani e di që do të jetë e vështirë. Së pari duhet të përqendrohemi tek ekipi i parë, pasi duam të ngjitemi. Prandaj do vazhdojmë rikonstruktimin e klubit, duke nisur nga marketingu e deri tek akademia. Duam ta vendosim klubin në standardet më të larta. Normalisht nuk e bëjmë dot si në Bundesligë, pasi nuk i kemi kushtet financiare. Gjithsesi do punojmë çdo ditë. Më kanë pyetur shumë njerëz se pse kam ardhur këtu. Është shumë e thjeshtë: së pari kam shumë miq në Shqipëri. Jam i përfshirë në disa projekte, por ka edhe arsye familjare që nuk kam mundur të jem trajner këtë periudhë. Kam pasur oferta nga vendet arabe, por kërkohet angazhim, ndaj nuk arrita të gjeja gjuhën e përbashkët. Mora një ofertë nga Vllaznia. Telefonata me kryebashkiaken, më impresionoi. Më e rëndësishmja ishte të gjenim një vijë të mesme për të ecur së bashku. Doja të isha fleksibël dhe kemi arritur një marrëveshje. E falënderoj edhe Suadin që zgjidhi shumë problematika. Jemi gati të punojmë fort së bashku"- ka deklaruar në fillim drejtori Firat. Më pas ai i është përgjigjur edhe pyetjeve të bëra nga gazetarët në adresë të tij:

Cila është situata momentalisht tek Vllaznia?

Situata tek Vllaznia nuk është shumë e mirë dhe këtë e kam mësuar. Megjithatë bashkë me të tjerët do bëj maksimumin për ta ndryshuar. Kam një plan afatshkurtër që është nxjerrja e Vllaznisë në Superligë dhe plani afatgjatë fitimi i trofeve në të ardhmen. Kam menduar se këtu në Shkodër është e lehtë por jo është shumë e vështirë. Do të jemi të përqendruar tek ekipi i parë. Klubin duhet ta vendosim në standardet më të larta. S’mund ta bëjmë si në Bundeligë se s’kemi kushtet financiare por do punojmë hap pas hapi. Hasan Riza Pasha ishte një hero dhe unë isha tek busti këtu në Shkodër por unë s’kam ardhur për të qenë hero por për të punuar. Shpresoj që kur të largohem nga këtu, të kem lënë një përshtypje të mirë tek të gjithë.

Ju keni kërkuar që në Shkodër të mos jenë me orë të plota, por të jeni part-time në qëndrimin në këtë qytet, ka një arsye për këtë gjë?


Është shumë e thjeshtë pse jam këtu. Kam shum miq nga Shqipëria. Jam i përfshirë në disa projekte nderkombetare dhe ka disa arsye familjare pse s’jam trajner kete vere.Kam patur oferta nga vende arabe per trajner por duhet angazhim gjithe kohen dhe s’kam pas mundesi. Jam i impresionuar nga motivimi qe ka kryetarja e bashkise Shkoder.Kemi gjetur nje rruge te mesme dhe kam pak fleksibilitet tashme dhe keshtu kemi arritur nje marreveshje. Administratori Lici zgjidhi shume problematika dhe tani jam ketu.

Kjo Vllaznia është e aftë që të jetë kampione dhe të ringjitet në superligës, pas këtij sezoni?

Ekipi aktual nuk mund të shpallet kampion. Skuadra e Vllaznisë ka nevojë për kualitete dhe për këtë duhen lojtarë me eksperience ndaj kemi filluar të shkojmë tek niveli që dëshirojmë. Kanë filluar shumë vonë përgatitjet dhe nuk është e lehtë për trajnerin dhe për ne. Kemi kohë të shkurtër për të gjetur lojtarë kualitativ. Kam edhe diçka për lojtarët. Ata duhet të krijojnë mentalitet fituesi sepse montalisht kanë një gjendje të ulur psikologjike pas rënies nga Superliga.

A mund të vendosin tek ju, ndërhyrjet dhe të fortit?

Sa i përket ndërhyrjeve apo të fortëve me armë nuk di detaje të mëparshme por kam dëgjuar se ka patur ndërhyrje. Nëse kjo ndodh tek unë është e thjeshtë, marr valixhet dhe largohem. Sa të jem unë dhe Suad Lici s’ka për të ndodhur.

Klubi ka borxhe, cili është mendimi juaj për në lidhje me to?

Borxhet e klubit duke thënë se edhe kësaj mund t’I jepet një zgjidhje.  Kjo mund të zgjidhet duke shitur lojtarët që prodhon akademia pas krijimit të një rrjeti ndërkombëtar dhe për klubin 1 milion dollarë borxhe nuk janë asgjë nëse shiten siç duhet lojtarët e akademisë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al