Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 3 9
2 DI 3 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot11080
mod_vvisit_counterDje14547
mod_vvisit_counterKete jave83304
mod_vvisit_counterTe gjitha8423564

KOMUNIKATË PËR SHTYP E KLUBIT TË FUTBOLLIT VLLAZNIA

Shtyp pdf

KF Vllaznia sh.a konstaton se që prej momentit të emërimit të z. Engin Firat në postin e drejtorit sportiv të klubit tonë, në adresë të tij ka patur sulme nga më të ndryshmet. Më së fundmi, në media pretendohet se nuk ka liçensën e duhur për të kryer këtë funksion.
KF Vllaznia sh.a bën të ditur se që përpara zyrtarizimit të tij në këtë post, ka komunikuar me FSHF-në prej së cilës ka marrë konfirmimin se me liçensat që z. Firat disponon, ka të drejtë të kryejë funksionin e drejtorit sportiv. Liçensat dhe kualifikimet që ai disponon dhe që KF Vllaznia i ka bërë publike në momentin e emërimit të tij, ia bëjnë të mundur kryerjen e të gjitha detyrave që përfshin ky post, duke futur këtu menaxhimin sportiv të klubit, hartimin e politikave sportive, drejtimin e Akademisë, madje edhe futjen në dhomat e zhveshjes në ndeshjet zyrtare dhe "pengesa" e vetme është pamundësia për të qëndruar në pankinë gjatë zhvillimit të ndeshjeve zyrtare. Një gjë e tillë sigurisht që nuk është e nevojshme sepse njeriu që qëndron në pankinë është trajneri.
Në këto rrethana, KF Vllaznia kërkon nga ana e mediave dhe gjithë opinionit sportiv mirëkuptim për të na lejuar të vazhdojmë punën që kemi nisur.

Klubi i Futbollit "Vllaznia" sh.a

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al