Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 3 9
2 DI 3 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot10754
mod_vvisit_counterDje14547
mod_vvisit_counterKete jave82978
mod_vvisit_counterTe gjitha8423238

Start i mbarë për kuqeblutë. Fitojnë 2-1 ndaj Korabit

Shtyp pdf

Vllaznia e ka nisur me fitore kampionatin e sivjetëm. Në ndeshjen e parë, atë ndaj Korabit të luajtur pasditen e sotme në "Loro Boriçi", ekipi ynë ka fituar me rezultatin 2-1. Në fakt, rezultati duhej të kishte qenë më i thellë por lojtarët kuqeblu kanë humbur disa raste shënimi. Në fundin e pjesës së parë, do të vinte goli i parë i tyre.

Kapiteni Lika pas një goditje dënimi, ka goditur shtyllën e majtë pingule të portës kundërshtare, topi është kthyer në lojë dhe aty Hajdari nuk ka hezituar ta shtyjë për në rrjetë. Në pjesën e dytë, pikërisht në '65, Murrja ka përfituar nga një shpërqendrim i mbrojtjes tonë dhe ka barazuar shifrat. Por ky rezultat do të zgjaste vetëm pak minuta sepse në të 73-tën sulmuesi Silvio Rodrigues Pereira Junior do të shënonte golin e dytë pas një goditje të saktë me kokë. Ky do të ishte goli i fundit i ndeshjes që i dha fitoren kuqeblu.
Trajneri Lika e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Sherri, Gocaj, Gurishta, Ignat, Marku, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, Zogaj dhe Rodriguez. Në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Bilali, Pusi e Ruqi. Javën e ardhshme, Vllaznia do të luajë në Burrel në kuadrin e javës së dytë të kampionatit të kategorisë së parë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al