Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 3 9
2 DI 3 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot10789
mod_vvisit_counterDje14547
mod_vvisit_counterKete jave83013
mod_vvisit_counterTe gjitha8423273

Ekipet e Akademisë Vllaznia dy fitore në javën e dytë të kampionatit

Shtyp pdf

Ndryshe nga java e parë e kampionatit që u shoqërua me disfatë për të dy ekipet e Akademisë Vllaznia, në të dytën ato kanë qenë të suksesshëm. Këto janë luajtur në Tiranë dhe përballë kanë patur ekipet respektive të Internacional. 17 vjeçarët shkodranë kanë fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndërsa 19 vjeçarët kanë fituar 2-0. Këta të fundit e kishin vlerësuar maksimalisht këtë sfidë. Ata kanë shënuar golin e parë në minutën e 44-të me anë të sulmuesit Sidrit Barbullushi. Në pjesën e dytë ndërkohë ka qenë Eridon Qardaku ai që ka shënuar golin e dytë, gol që ka sigluar rezultatin përfundimtar 2-0 në favor të Vllaznia U-19 në këtë takim. Kuptohet se pretendimet e tij janë për të ruajtur titullin kampion dhe ndonëse në pamje të parë kjo duket e vështirë, mundësitë janë për të ndodhur edhe kështu sepse ekipi ka në përbërje të tij disa lojtare shumë të mirë.

Ndërkohë fitorja e 17 vjeçarëve ka qenë më e lehtë dhe më e thellë. Rezultati i ndeshjes është zhbllokuar shumë shpejt. Që në minuten e 2-te Tinaj ka kaluar në avantazh ekipin shkodran ndërkohë që në minutën e 25-të Papaj ka shenuar njw tjeter gol duke dyfishuar rezultatin në favor të Vllaznisë. Në fund të pjesës së parë, Paloka do të shënonte dhe golin e tretë dhe me të do të mbyllej kjo pjesë. Ndërkohë, një minuta para fundit ka qenë Tinaj që ka shënuar edhe golin e katërt dhe të dytin personal duke kompletuar fitoren me poker në favor të ekipit të tij.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al